Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë vlerësuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor dhe shtuan se i caktuan këshilltarët e tyre për politikën e jashtme dhe të sigurisë që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot Presidenca e Serbisë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në një letër të përbashkët drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Macron dhe Scholz deklaruan se në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.
“Ne po ju dërgojmë një letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor bëhet realitet dhe me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kahershme dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.
Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiqit që të tregojë vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së.
Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik, është shtuar në letër.
“Prandaj, ne caktuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Beaune, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë për ta çuar procesin përpara shpejt”, është thënë ndër tjerash në letrën drejtuar Vuçiqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë