Një grua nga Michigani, macja e së cilës u zhduk në vitin 2022, u ribashkua me kafshën e saj të dashur kur ajo u shfaq tri vjet më vonë jashtë një McDonald's, 10 milje (rreth 16 kilometra) larg shtëpisë.

Ella Bennett tha se Buddy, macja e saj që rrinte brenda dhe jashtë, nuk u kthye në shtëpi një ditë në vitin 2022, përcjell Telegrafi.


"Ne vazhduam të shpresonim se do të kthehej, por pastaj ishte disa ditë më shumë se zakonisht, kështu që atëherë filluam të shqetësoheshim", tha Bennett.

Bennett theksoi se vetëm tre vjet më vonë, duke shfletuar Facebook-un, hasi një postim nga Shoqata Humane e Qarkut Lenawee.

Postimi përfshinte foto të një maceje që streha e kishte quajtur Snack Wrap pasi u gjet jashtë një McDonald's në Adrian, rreth 10 milje larg shtëpisë së Bennett.

Streha arriti të konfirmonte që Snack Wrap dhe Buddy ishin një dhe i njëjti duke shqyrtuar të dhënat veterinare, fotot e vjetra dhe reagimin e maces ndaj ribashkimit me Bennett.

Bennett tregoi se Buddy ka të ngjarë të lejohet ende të dalë jashtë, por tani ajo ka mikroçip. /Telegrafi/