LAJMI I FUNDIT:

Machine Gun Kelly: Me Megan ishte dashuri në shikim të parë, më pengon publiciteti i tepruar

Machine Gun Kelly: Me Megan ishte dashuri në shikim të parë, më pengon publiciteti i tepruar
Megan Fox arrives at the premiere (Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

Megan Fox konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë, ndërsa aktualisht është në lidhje me Machine Gun Kelly.

Reperi ka treguar se si është të jesh në lidhje me një bukuroshe të tillë. 30-vjeçari e ka përshkruar takimin me aktoren si dashuri në shikim të parë.

“Nuk e kam ditur se çfarë është ajo, derisa vumë kontakt me sy. Atëherë thash: Uau”, ka treguar Kelly në emisionin e Howard Stern.


(Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Para se të njihej me 34-vjeçaren, reperi ka qenë në lidhje me femra të shumta, mirëpo asnjëherë nuk ka përjetuar diçka si tani.

“Pasi e incizova pjesën më të madhe të albumit, u dashurova për herë të parë. Ishte përvoja ime e parë kur isha i hapur për dashuri dhe gjëra të tilla. Definitivisht nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhë”, ka rrëfyer tutje.

https://www.instagram.com/p/CDgilrTl19c/

Ajo që nuk i pëlqen në këtë lidhje është fokusi i madh i mediave. Kelly ka theksuar se publiciteti i madh rreth jetës së tij private është po ashtu diçka e re për të.

“Të gjithë e dinë ku e kam shtëpinë, prandaj është një moment i pakëndshëm, isha duke jetuar krejt normalisht dhe përnjëherë, para shtëpisë sime çdo ditë janë paparacit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori