Macet janë kafshë që duan rutinën dhe shumë gjumë, por kjo nuk do të thotë se jeta me to nuk është plot me momente interesante dhe qesharake.

Kështu, Alexis Blair, pronarja e dy maceve shumë kurreshtare, arriti të regjistrojë kafshët e saj duke "spiunuar" fqinjët.


Përveç se "spiunuan" fqinjët, ajo që i bëri shumë njerëz të qeshin ishte mënyra se si e bënë këtë. Macet nuk shikonin atë që po ndodhte jashtë përmes dritares, por ngjitën në strukturën për ngjitje; maca portokalli madje me këmbët e përparme u zhvendos në kuadratin e dritares së vogël në derë, ndërsa maca e bardhë-gri, që të shihte më mirë, mbështeti këmbën në shokun e saj dhe së bashku shikonin çfarë po ndodhte.

"Fqinjët kurreshtar," shkroi Alexis në videon që në dy ditë pas publikimit u pa mbi 800 mijë herë dhe mori më shumë se 150 mijë pëlqime. /Telegrafi/

@alexis.blair24

#cat #catsoftiktok #catlover #brothers #orangecat #orangecatbehavior #neighborhoodwatch #noseyneighbor