LAJMI I FUNDIT:

Maas: Shpresoj në fillim të shpejtë të negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Maas: Shpresoj në fillim të shpejtë të negociatave me Shkupin dhe Tiranën

“Pas vlerësimeve pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Gjermania angazhohet për fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar ministri gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Maas.

Ai tha se dy vendet kanë bërë progres në reformat kyçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat kyçe, veçmas në forcimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ne i ndajmë vlerësimet pozitive të KE-së. Prandaj angazhohemi për fillim të shpejtë të negociatave në BE. Negociatat inkuadruese janë hallkë më e mirë që mund t’u jepet Shqipërisë dhe RMV-së dhe mbështetja më e mirë e mundshme për progres të mëtejmë”, ka thënë Maas.


Shefi i diplomacisë gjermane paralajmëron se mos-hapja e negociatave do të jetë e dëmshme për dy vendet, por edhe për BE-në dhe Gjermaninë.

“Pa shenjë inkurajuese nga BE do të rrezikojmë progresin e madh të arritur në vitet e fundit. Kjo do të dëmtojë edhe interesat e BE-së dhe Gjermanisë. Na duhen shtete stabile, efikase dhe demokratike në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Hajko Mas në deklaratën e shkruar të publikuar në ueb faqen e MPJ-së gjermane pas raporteve të publikuara pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe rekomandimin e rinovuar për fillim të bisedimeve qasëse.

KE pas raporteve të publikuara, thekson se Shkupi dhe Tirana i kanë përmbushur kriteret për fillim të negociatave dhe se pret Këshilli i BE-së në javët e ardhshme të sjell vendim pozitiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori