Një video e dyshimtë nga Big Brother VIP Kosova ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke nxitur reagime dhe pikëpyetje të shumta te publiku për atë që po ndodh brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për një moment ku banorja Suanita dëgjohet duke bërtitur me të madhe nga dhoma e rrëfimit, teksa thotë me zë të lartë: “Ma hapni derën, dua të dalë”. Thirrjet e saj dëgjohen qartë edhe në dhomën e ndenjës, ku ndodhen disa prej banorëve të tjerë.


Në pamjet që po qarkullojnë, shihet se Dolce, Labi dhe disa banorë të tjerë e dëgjojnë situatën dhe fillojnë ta diskutojnë mes vete, të habitur nga ajo që po ndodh. Pikërisht në këto momente, reagon Dolce, e cila u drejtohet banorëve duke u thënë: “Po mos e diskutoni o vëlla”.

roar-assets-auto.rbl.ms

Menjëherë pas kësaj, sipas videos së publikuar, produksioni ndërhyn duke lëshuar muzikë në shtëpi, duke mbuluar çdo zë tjetër dhe duke bërë që situata të mos dëgjohet më nga banorët apo audienca.

Videoja në fjalë ka ngritur dyshime te ndjekësit e formatit për transparencën e programit dhe mënyrën se si menaxhohen momentet delikate brenda shtëpisë. Deri më tani, nga produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë video që po bën xhiron e rrjeteve sociale. /Telegrafi/