Me rritjen e kërkesave të qytetarëve për të siguruar sasi më të madhe të miellit për shkak të situatave që mund të krijohen në rast të shpërthimit të coronavirusit në Kosovë është ngritur alarmi se në Kosovë nuk ka rezerva të mjaftueshme të miellit.
Drejtori i M-Sillosit, Dardan Shala, ka siguruar se nuk ka nevojë për panik pasi ka rezerva të mjaftueshme të miellit.
“Sa i përket prodhimit, prodhimi vazhdon të jetë në kapacitete të njëjta siç ka qenë më herët, por kërkesa për shkak të situatës me koronavirusin që është shpallur pandemi është rritur jashtëzakonisht shumë. Sidoqoftë, si kompani jemi të gatshëm të përballojmë çfarëdo kërkese”, ka thënë ai.
“Natyrisht që dinamika e kërkesës është tepër më e madhe se sa që kompania i ka kapacitetet e veta, por duke ndërtuar prioritetet mbi bazë të asaj që klientët që kanë përparësi janë fermerët, kompanitë që përdorin produktin tonë si lëndë të parë si fabrikat e bukës dhe të ndryshme dhe natyrisht edhe marketet kemi arritur që çdo kapacitet tonin ta shfrytëzojmë 100 për qind. Tregu nuk e ndjen ende mungesën e produktit tonë. Si konfirmim i asaj që gjithçka shkon sipas planit dhe kemi edhe rezerva të mjaftueshme është fakti që ne vazhdojmë edhe me aksionet tona promocionale që janë duke vazhduar tash e dy-tri javë. Fakti që ne vazhdojmë të kemi aksione promocionale duke dhënë edhe produkte gratis mendoj që flet mjaft se a ka hapësirë për panik ose jo. Gjendja është jashtëzakonisht mirë dhe funksionon gjithçka”, thekson Shala.
Shala ka thënë për Klan Kosovën se është krejt normale që nëpër markete raftet ku qëndron mielli të mbeten të zbrazëta për shkak se është shumëfishuar kërkesa e qytetarëve për këtë produkt.
Por, ai ka siguruar se nuk ka mungesë të miellit në treg, ka rezerva të mjaftueshme dhe se prodhimi po vazhdon në mënyrë të rregullt.
“Ne e kemi një detyrë si kompani, ashtu si çdo mulli e ka detyrën e vet që të funksionojë në kapacitete të plota në mënyrë që të furnizojë qytetarët me produktin esencial siç është mielli. Të mbetet rafti i miellit i zbrazët është shumë normale, sepse në një market të zakonshëm maksimumi janë tre tonë miell. Tre tonë miell zbrazen për disa minuta nëse të gjithë qytetarët vrapojnë të blejnë dhe krijohet panik e panevojshme, sepse ato kompani janë duke u furnizuar në mënyrë të rregullt”.
“Një familje që në konsum mujor ka 10 kg miell ka shkuar dhe ka siguruar sasi të miellit prej 200 kg. Fakti që e ka rritur kërkesën dhe furnizimin për 200 për qind natyrisht se ka shkaktuare rritje të ndjeshmërisë, në kuptimin që është krijuar përshtypja që ka mungesë”.
“Nuk ka mungesë. Përpos rezervave që i kemi, edhe furnizimet me lëndë të parë janë të rregullta. Kufijtë në aspektin komercial janë funksionalë. Nuk ka hapësirë për panik, por këtë mund ta krijojë ndonjë tregtar i pandërgjegjshëm me lëvizje të çmimit apo me zhdukjen e produktit me qëllim që më pas kur t’i plasojë prdouktet t’i plasojë me çmim të paarsyeshëm”, ka thënë Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite