LAJMI I FUNDIT:

LVV sqaron takimet e Kurtit me minoritetet: Në seancën e 3 shkurtit duam të shkojmë me marrëveshje të arritur me LDK-në

LVV sqaron takimet e Kurtit me minoritetet: Në seancën e 3 shkurtit duam të shkojmë me marrëveshje të arritur me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se është duke vazhduar angazhimi për Qeveri të re.

LVV sqaron se në takimin e Kurtit me përfaqësuesit e minoriteteve në Kosovë nuk është diskutuar për përfshirjen e tyre në koalicion qeverisës, dhe se këto diskutime nuk mund të bëhen për sa kohë nuk ka një koalicion me LDK-në, transmeton Telegrafi.

Tutje, LVV thekson se në seancën për votimin e Qeverisë dëshirojnë të shkojnë me marrëveshje të arritur.


“Po ashtu, para se të takoheshin përfaqësuesit e minoriteteve, sot është dërguar kërkesa në Kryesinë e Kuvendit, për të thirrur seancë të hënën në orën 11:00. Ne dëshirojmë që në atë seancë të shkojmë me marrëveshje të arritur. Prandaj i kemi bërë deri më tash 9 oferta, që do të thotë se jemi afruar 9 herë drejt LDK-së. Por për këtë duhet sadopak afrim edhe nga ana e LDK-së”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Pak ditë mbeten deri në përfundimin e afatit, e mandatari për krijimin e qeverisë së re, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti po vazhdon angazhimin për të mundësuar realizimin e premtimit elektoral për ndryshimet e mëdha.

Siç ka lajmëruar në videomesazhin e datës 20 janar, Albin Kurti duke mos pasur ende një marrëveshje me partnerin kryesor, LDK-në, ka vazhduar me takimet me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve. Me ta është biseduar për programin e qeverisë së re, dhe sidomos impaktin e saj në përmirësimin e jetës së minoriteteve dhe integrimin e tyre ekonomik e shoqëror në Kosovë. Po ashtu, me ta janë diskutuar emrat e mundshëm të ministrave që vijnë nga minoritetet, njëri prej të cilëve duhet të jetë prej serbëve të Kosovës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka patur diskutime për përfshirje të subjekteve të caktuara minoritare në koalicion qeverisës. Këto diskutime nuk mund të bëhen për sa kohë ende nuk ka një koalicion me LDK.

Po ashtu, para se të takoheshin përfaqësuesit e minoriteteve, sot është dërguar kërkesa në Kryesinë e Kuvendit, për të thirrur seancë të hënën në orën 11:00. Ne dëshirojmë që në atë seancë të shkojmë me marrëveshje të arritur. Prandaj i kemi bërë deri më tash 9 oferta, që do të thotë se jemi afruar 9 herë drejt LDK-së. Por për këtë duhet sadopak afrim edhe nga ana e LDK-së”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Lajme
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Kalo në kategori