Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ashpër pas vendimit të Qeverisë Hoti, për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
LVV ka thënë se Qeveria Hoti është e sponsorizuar në prapaskenë prej presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe presidentit, Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi.
“Qeveria Hoti, në të cilën nuk bën pjesë asnjë udhëheqës politik, por e sponsorizuar në prapaskenë prej Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit dhe e mbështetur qyqarisht prej Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, shfuqizoi sot reciprocitetin”, thuhet në reagimin e LVV-së.
LVV thotë se “ tash e tutje Kosova e sunduar nga klika e mësipërme dhe nga qeveria kukull, ka hequr dorë prej emrit të saj “Republika e Kosovës”, dhe ka pranuar si të vlefshme dokumentacionet ku e quajnë “Kosovo i Metohija”.
“Ky skandal vetëdhunues u përshëndet menjëherë nga Vuçiqi. Veseli e të tjerët iu nënshtruan Hotit, shërbëtorit të radhës të çiftit Vuçiq-Thaçi. Arsyeja pse u përshëndet: sepse siç kishte deklaruar vetë Vuçiqi, reciprociteti po i kushtonte Serbisë miliona euro në ditë, para të cilat mbeteshin në Kosovë dhe ndihmonin biznesin tonë vendor”.
Më tej, LVV pohon se Vuçiq ishte i gatshëm të vazhdonte dialogun me reciprocitet.
“Edhe pse Vuçiqi në bisedë me kancelaren Merkel ishte deklaruar i gatshëm ta vazhdonte dialogun edhe me reciprocitet, gjë e cila do të duhej të kapitalizohej menjëherë nga çdo politikan shqiptar, pushtetarët e vjetër e hoqën reciprocitetin.
Edhe pse kamionat e ardhur nga Serbia nisën të respektonin rregullat e reciprocitetit dhe të përdornin dokumenta me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, humbësit e zgjedhjeve e hoqën reciprocitetin”.
Tutje, LVV ka akuzuar rëndë udhëheqësit e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.
“Kosova për ta është si një pasuri e gjetur, të cilën mund ta shpenzojnë e ta bëjnë rrush e kumbulla, për qejfet e tyre të pangopshme, apo për të paguar avokatët që i mbrojnë prej të shkuarës së errët. Ata nuk e shohin Kosovën as si toka e trashëguar gjysh-stërgjyshi, vaditur me gjakun, djersën e lotët e parardhësve tanë, e as si hapësirën jetike ku do t’u mundësohet frymëmarrja fëmijëve, nipave e stërnipave tanë. Klika e udhëheqësve të LDK, PDK, AAK, Nisma-s dhe tarafeve të tyre, nuk njohin detyrë historike. Ata i ofrojnë si të ardhme njerëzve mërgimin, e si të tashme shkatërrimin e sovranitetit, dinjitetit, reciprocitetit, drejtësisë dhe zhvillimit”.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se tashmë kundër presidentit Thaçi, ka dalë populli.
“Por pakënaqësia e mospajtimi qytetar me këto vendime e me këtë qeveri, janë më të larta se kurrë. Thaçi mund të planifikojë që me një qeveri marionetash të bëhet president i fortë si Vuçiqi, por autokrati ynë, ndryshe nga autokrati serb, nuk gëzon asnjë grimë legjitimiteti demokratik. Thaçi dhe partitë e tij nuk i fitojnë zgjedhjet, populli u ka dalë kundër. Asnjë marrëveshje e asnjë vendim nuk do të mund të vihet në zbatim në këtë krizë legjitimiteti demokratik e politik, sepse shumica dërrmuese mbështet Vetëvendosjen, për reciprocitet e kundër copëtimit të vendit”.
LVV në fund të reagimit thotë se “ ata e hoqën reciprocitetin për të lidhur marrëveshjen e ligë, por kudo në botë, atyre që mendojnë se mund të merren vesh e të sundojnë pa popull, u del shpejt afati”.
Ndryshe, Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa