LVV i përgjigjet opozitës për vaksinat: Për një vit u administruan 1 milion e 820 mijë vaksina anti-COVID

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video ka përmbledhur kritikat e opozitës gjatë vitit 2021 në adresë së Qeverisë për mos sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.
Vetëvendosje, në një postim në Facebook, ka thënë se më 12 dhjetor u arrit vaksinimi i 60% të popullsisë së vaksinueshme.
“Këtë muaj, kur janë bërë 1 vit nga vaksina e parë në Kosovë, janë administruar 1,820,000 vaksina”, thotë VV.
Postimi i plotë i LVV:“Dështuan të negociojnë për sigurimin e vaksinave. Nuk e bënë asnjë kontratë për sigurimin e tyre. Bënë trysni që ne t'i sigurojmë ato. Kur i blemë 2 milionë doza, thanë këto janë ‘vitra’. Thanë janë vaksina me afat të skaduar. Nuk u hetuan për të bëmat e mosbëmat e tyre, trillimet. Vazhduan duke pështyrë para kamerave se nuk do të mund t'i vaksinoni kurrë 60% të popullsisë. Në këtë video janë disa prej tyre. - Me 12 dhjetor 2021 u arrit vaksinimi i 60% të popullsisë së vaksinueshme. Ndërkaq këtë muaj, kur janë bërë 1 vit nga vaksina e parë në Kosovë, janë administruar 1,820,000 vaksina”, shkruan LVV në faqen zyrtare.




















































