LAJMI I FUNDIT:

LVV: Abdixhiku na akuzonte për profile të rreme, por ato janë në postimet e tij

LVV: Abdixhiku na akuzonte për profile të rreme, por ato janë në postimet e tij

Pasi kohë më parë i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kishte ngritur çështjen e profileve të rreme e fiktive me propagandë pro pushtetit, nga Lëvizja Vetëvendosje e thonë të kundërtën.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka ka thënë se profilet e rreme mund t’i gjeni në postimin e fundit të Abdixhikut, për të cilat kishte aluduar ky i fundit.


“Deputeti Abdixhiku deklaronte se janë mbi 30 mijë llogari fake në rrjetet sociale. Shikojeni postimin e tij të fundit dhe të tjerat më poshtë për t’u bindur se ku gjenden ato fake profile”, ka shkruar në rrjetin social në Facebook Manxhuka, duke paraqitur dhe një video ku shihen disa profile të cilat sipas LVV-së janë profile të rreme.

30 mijë profile false në Twitter edhe Faceboook për të ‘mbytur’ zërat kritikë, çka dihet deri tash për llogaritë fiktive në Kosovë?
Lexo po ashtu 30 mijë profile false në Twitter edhe Faceboook për të ‘mbytur’ zërat kritikë, çka dihet deri tash për llogaritë fiktive në Kosovë?

Ndryshe, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kishte thënë se në Kosovë janë mbi 30 mijë llogari të rreme e fiktive me propagandë pro pushtetit.

“Mos të frikësohemi e të ndërtojmë një shoqëri pro-perëndimore. Jo një shoqëri siç jemi bërë tani, e cila është pre, viktimë e propagandave të sponsorizuar nga pushteti, me hap llogari fake nëpër Facebook e Twitter. Mbi 30 mijë sosh janë identifikuar dhe do t’i ekspozojmë shumë shpejt, 30 mijë llogari fake janë në Facebook dhe Twitter që sponsorizohen po dyshojmë e do t’i ekspozojmë e që janë të ndërlidhura me gjuhën e pushtetit, a janë të brendshme a të jashtme nuk e di”, kishte thënë Abdixhiku. /Telegrafi/