LAJMI I FUNDIT:

LVV kërkon t’i hiqet mandati deputetit Arifi, thotë se po cenohet integriteti institucional

LVV kërkon t’i hiqet mandati deputetit Arifi, thotë se po cenohet integriteti institucional

Përfaqësuesi i LVV-së, Blerim Sallahu në seancën e Gjykatës Kushtetuese për deputetin Etem Arifi, ka kërkuar që deputetit në fjalë t’i hiqet mandati sepse, sipas tij, ai s’mund të përfaqësojë elektoratin pasi është në burg.

Sallahu ka thënë Kuvendi është njoftuar në maj të 2020-s për dënimin e Arifit. Sipas tij, ka pasur mos komunikim të duhur institucional dhe për këtë “Gjykata Kushtetuese ka mundësi të korrektojë gabimin e pafalshëm”.

“Ne pajtohemi dhe në asnjë moment nuk kemi kontestu që deputeti Etem Arufi nuk është dënuar me vendim plotësues. Kuvendi është informuar më 4 maj të 2020 për dënimin e deputetit Ariti. Atëherë Kuvendi ka filluar gjitha procedurat sepse njeri është dënuar me vendim të formës së prerë.


Pasojat fillojnë kur personi juridik është vu në dijeni për këtë. Zoti Arifi në momentin që është bërë deputet ka cenuar integritetin e institucionit të Kuvendit dhe demokracisë në përgjithësi sepse demokracia s’lejon të përfaqësohet nga një deputet që tashmë është në burg.

Gjykata Kushtetuese e ka mundësinë të korrektojë një gabim të pafalshëm të moskomunikimit institucional që një deputetit të tillë t’i shpallet i pavlefshëm mandati që të mos lejohet cenimi i integritetit institucional. Deputeti s’i funksion primar e ka përfaqësimin e qytetarëve. Çdo pretendim që kjo është e legjislaturës së kaluar është pabazë kushtetuese sepse Kuvendi është njoftuar në maj 2020”, tha Sallahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori