Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e konsideroi efikase punën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror, përkundër siç thanë ata, përpjekjeve të opozitës për ta penguar punën e legjislativit.
Deputetë të mazhorancës, në konferencë për media, thanë se Kuvendi gjatë këtij gjysmë viti ka miratuar 44 ligje, ndërsa janë në procedurë të shqyrtimit edhe 47 projektligje të tjera.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se projektligjet e miratuara synojnë reformën në drejtësi dhe ekonomi.
“Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore ka miratuar 44 ligje, nga të cilat 33 janë projektligje të shqyrtuar në dy leximet, ndërsa 11 janë marrëveshje ndërkombëtare. Gjithashtu ka edhe projektligje që janë në procedurë në shqyrtim apo janë miratuar në lexim të parë. Në total numri i tyre është 47 nga të cilat 21 janë shqyrtuar dhe miratuar në lexim të parë, ndërsa 26 prej tyre iu janë shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në kuadër të fushave që ne kemi parë ndikimin e drejtpërdrejtë të projektligjeve apo angazhimit të përbashkët me qeverinë, projektligjet synojnë reformën në drejtësi, reformën në ekonomi, agjendën evropiane dhe gjithashtu marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ajo.
Lidhur me mungesën e vazhdueshme të kuorumit në Kuvend, ajo ia adresoi një pjesë të përgjegjësisë edhe opozitës.
Kusari-Lila tha se opozita përkundër që është në sallë nuk merr pjesë në votim, sipas saj, duke treguar papërgjegjësinë e tyre.
Ajo përmendi edhe dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, ku tha se opozita këtë institucion po e përdorë si mekanizëm të saj.
“Opozita përkundër që ka qenë prezentë në sallë nuk ka marrë pjesë në votim. Është një veprim opozitar i cili dëshiron vetëm të tregoj çdo gjë tjetër përveç përgjegjësisë së tyre për projektligje. Në situata shumë të shpeshta nuk ka fare pjesëmarrje në votim, prandaj kjo ka sjell që e gjitha puna në Kuvend të mbet përgjegjësi tërësisht e pozitës… Opozita ka zgjedhur që Gjykatën Kushtetuese ta përdorë si mekanizëm të opozitës, jo si një institucion në të cilin verifikohet kushtetutshmëria dhe ka pasur një dinamikë tjetër. Tash çdo gjë që tani nuk mund ta ndal në Kuvend e përdorë Gjykatën Kushtetuese. Duke ditur numrin e madh të lëndëve që janë bërë atje tash po e shohim një ngecje, përfshirë disa projektligje tepër të rëndësishme që janë miratuar në dy leximet, por ende nuk janë në zbatim”, shtoi ajo.
Krahas kësaj, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se për miratimin e Kodit Civil duhet angazhim pozitë-opozitë, pasi siç tha ai është një dokument që është punuar që gjashtë vjet.
“Kodi civil është një dokument që është punuar gjatë në Kosovë, së paku se gjashtë vjetët e fundit. Kjo duhet të jetë një angazhim dhe përgjegjësi e të gjithë spektrit politik, pozitë dhe opozitë. Në cilësi të kryetarit të Komisionit për legjislacion ne do të bëjmë punën dhe ky do dokument do të jetë në Kuvend, por s’ka ndonjë afat apo ndonjë plan të domosdoshëm të përcaktuar qartë”, tha ai pasi u pyet nga gazetarët.
Në anën tjetër, pasi u pyet nga gazetarët, Kusari-Lila foli edhe për çështjen e Klan Kosovës.
Ajo tha se duhet të zbardhen të gjitha faktet sa i përket pezullimit të licencës së Klan Kosovës, pasi sipas saj janë evidentuar shkelje të rënda.
“Në situatën aktuale është shumë e dobishme për të gjithë në Kosovë edhe për gazetarët e opinionin publik dhe përfaqësuesit e partive politike zbardhja e të gjitha fakteve. Është shumë e rëndësishme të dihet pse shtetas të Republikës së Kosovës me shtetësi të Kosovës të lindur në Kosovë nisen për në Serbi, marrin shtetësinë e Serbisë, regjistrojnë biznes atje për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut, pastaj për të ardhur në Kosovë për t’u angazhuar në blerjen e një mediumi. Një ngarendje e tillë në vendet e rajonit për të ardhur për biznes në Kosovë duhet të zbardhur”, shtoi ajo.
Kuvendi i Kosovës ka përfunduar sesionin pranveror më 28 korrik, ndërsa pritet të nis punën në javën e dytë të muajit shtator./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit