Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në PZAP ankesën mbi vendimin e KQZ-së në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
LVV ka theksuar se një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e këtij subjekti, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar sot ankesë në PZAP në lidhje me vendim e KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në mbledhjen e mbajtur më 11 janar 2021.
Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët. Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosvotimin.
Për të shmangur problemet dhe komplikimet e tilla, përfaqësuesit e LV-së janë pajtuar që aplikimi për regjistrim të verifikohet vetëm për rastet me mospërputhje sipas procedurave, kur nga një email adrese dërgohen shumë aplikacione me mbiemra të ndryshëm dhe numër të njëjtë telefoni. Për zbatimin e vendimit KQZ duhet të hartojë një Udhëzim Administrativ, i cili rregullon mënyrën e hollësishme të verifikimit. Ai pritet të miratohet sot. Ky udhëzim duhet të përjashtojë çdo mundësi të largimit të votuesve nga lista e votimit përmes një telefonate. Me këtë udhëzim, Sekretariati i KQZ-së duhet të udhëzohet t’i raportojë KQZ-së për të gjitha rastet me mospërputhje veç e veç që janë verifikuar dhe për hapat e verifikimit të ndërmarrë. Ky udhëzim administrativ duhet të bëhet publik menjëherë pas aprovimit.
Përfaqësuesit tanë për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja. Kjo teknikisht nuk është e mundshme dhe ligjërisht është e ndaluar! Por, pavarësisht se dëmi më i madh është evituar, e i cili vinte përmes komplikimeve dhe kufizimeve që përdorimi i email adresave personale dhe ndarja e zarfeve sjellte, ne sërish konsiderojmë që edhe me këtë vendim cenohet e drejta e bashkatdhetarëve tanë për të votuar. Andaj, në lidhje me të Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë iu është drejtuar PZAP-së.
Rikujtojmë që përfaqësuesit tanë disa herë kanë ngritur çështjen e aplikimit online të bashkatdhetarëve si mënyra më e lehtë, më e sigurtë dhe më efikase për aplikim, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar dhe refuzuar nga anëtarët e subjekteve tjera. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku subjektet e njëjta kanë kundërshtuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të propozuar nga LV-ja e që do të mundëson votimin e bashkatdhetarëve nëpër ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.
Këto subjekte politike që në vazhdimësi janë përpjekur të vështirësojnë dhe pamundësojnë pjesëmarrjen e mërgatës në vendimmarrje në vendlindjen e tyre janë kundërshtuar vazhdimisht nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Raporti i Lëvizjes më mërgatën është i qartë. Lehtësimi i procedurave të votimit për bashkatdhetarët dhe integriteti i procesit zgjedhur janë prioritet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesve tanë në KQZ dhe qeverisjes sonë të ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës