LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri, për emërimet në AKI: Të gjitha emërimet, prej 3 gushtit, janë të paqëndrueshme

Lutfi Haziri, për emërimet në AKI: Të gjitha emërimet, prej 3 gushtit, janë të paqëndrueshme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur sot për emërimet në AKI, që u bënë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haziri ka thënë në RTK, se këto emërime që kanë ndodhur janë të paqëndrueshme.


“Në fakt ka ndodhë prej momentin që janë shpall zgjedhjet dhe derisa po flasim ka pas disa akt emërime lëvizje dhe avancime në pozita, tu e përfshi në politikën e jashtme që janë të padrejta. Nuk janë të kohës, janë të paqëndrueshme, është dashtë me e respektu vullnetin qytetar që tashmë është në fazën përfundimtare, LDK dhe VV janë në përfundim të marrëveshjes. Gjithçka që është mbet e hapur dhe gjithçka që është mandate ligjor i takon qeverisë së re që të zotohet e të angazhohet për mbulimin e të gjitha pozitave”, shtoi ai.

Tutje, nënkryetari i LDK-së, tha se për tu bërë këto emërime është shfrytëzuar vakuumi institucional, përcjell Express.

“Kjo është në vazhdën e asnjë janë sjell të shurdhët karshi kërkesës ligjore, fundja kjo është kërkesë kushtetuese që të mos veprohet gjatë kohës kur ka zbrazëti institucionale. Jemi në proces zgjedhor ende. Mandej është faza e tretë implementimi i zgjedhjeve, nuk ka asnjë pengesë ne mes të VV-së e LDK-së, po po shfrytëzohet vakumi institucional me emërime që nuk është prit me ndodhë edhe nuk është dashtë me ndodhë, jo vetëm në këtë rast që është institucion i ndjeshëm”, shtoi ai.

Haziri tha se do të merren me të gjitha çështjet që kanë ndodhë gjatë procesit zgjedhor.

“Fakt është që nuk ka zbrazëti kushtetuese, po legjitimiteti kushtetues është zhvendos, në fakt po pritet që VV me dalë parti e parë me një deputet më shumë se LDK-ja. Është detyra jonë që me u merr me emërime. Rrugët ligjore nuk janë shkel do të merremi me të gjitha çështjet që kanë ndodh gjatë procesit zgjedhor”, tha ai.

LDK e VV sipas tij janë duke u angazhuar që të depolitizohen institucionet e shtetit, derisa shton se beson që të gjitha emërimet që kanë ndodhë prej 3 gushtit do të jenë të papranueshme.

“Ne po angazhohemi që të depolitizohen institucionet e shtetit. Këto institucione duhet të jenë në duar të profesionistëve, në duar të njerëzve që duhet me e avancu shtetin tonë. Po shfrytëzohet zbrazëtia, kurgjë tjetër. Në mungesë të atyre që duhet me qenë në zyre e që kanë me ardhë shumë shpejtë, po besoj që kanë me qenë afatshkurtër. Besoj që të gjitha emërimet që kanë ndodh prej 3 gushtit e deri më sot, janë të papranueshme. Apeli i dy liderëve ka qenë që të stopohet”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori