LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku publikon një video të vitit 1994, ku fliste dëshmori i kombit Bekim Berisha – “Abeja”

Lushtaku publikon një video të vitit 1994, ku fliste dëshmori i kombit Bekim Berisha – “Abeja”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushatku, e ka publikuar një video të vitit 1994 ku shihet dëshmori i kombit Bekim Berisha i njohur me nofkën e luftës “Abeja”, duke folur për Kosovën.

“Mos fleni se çdo fillim është i vështirë, s’ka organizim, unë vetëm jam i larguar fizikisht se me shpirt atje qëndroj dhe atje jetoj”, dëgjohet të thotë dëshmori Berisha.


Në pamjet e vitit 1994, komandant “Abeja” flet për lirinë e Kosovës, ku e thekson nevojën për vetëdije dhe rezistencë kombëtare. “Arma më e fortë është kur zërin e ngritë për liri, ajo është arma më e fortë, kur je i vetëdishëm dhe kur thua se mëmëdhe nga ty nuk largohem”, kishte thënë komandanti Bekim Berisha.

Me humor dhe me mall për vendin e tij Kosovën, Berisha fliste për jetën në mërgim.

“E di si është në mërgim isha edhe vet. Jam edhe tash edhe do të gjendemi. Kështu pra e ka jeta jonë: lindja me robërinë, me përshëndetje me braktisje me metoda të ndryshme për Kosovë. Vij turist prej Bosnjes dhe Hercegovinës. I plagosur eci si pinguin. I plagosur për herën e tretë”, thoshte ai në videon e publikuar nga Lushtaku.

Lushtaku, i cili edhe e ka publikuar videon, ka shkruar se komandanti “Abeja” nuk e duronte robërinë e as krimet mizore të Serbisë

“Një xhirim amator bashkë me Bekim Berishën-Abenë, në kohën kur organizimi i luftës çlirimtare po merrte përmasa edhe në mërgim. Abeja veç robërinë nuk e duronte, siç nuk duronte as krimet mizore serbe në ish-Jugosllavi, për çka edhe ju bashkua luftës në Kroaci e në Bosnjë. Siç dëgjohet edhe nga zëri i tij, Abeja mendjen e zemrën e kishte në organizimin e luftës edhe në Kosovë”, ka shkruar Lushtaku.

“Abeja” ishte njëri prej komandantëve më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Ai u lind më 15 qershor 1966 në fshatin Grabovc të Komunës së Pejës dhe ra dëshmor më 10 gusht 1998 në Betejën e Junikut.

Ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur, jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë opinionin liridashës të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori