LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Me mujt, Albini të gjithëve na dërgon në burg

Lushtaku: Me mujt, Albini të gjithëve na dërgon në burg

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe ish komandant i UÇK-së, ka thënë se ai dhe shokët e tij të luftës janë të gatshëm të shkojnë vullnetarisht në Gjykatën Speciale dhe të kërkojnë dënim maksimal, vetën për një arsye.

“Vullnetarisht po shkojmë e po kërkojmë dënim maksimal, vetëm le të dalin ata që i kanë kryer këto masakra në Kosovë”, ka thënë Lushtaku në RTK.

Ai tutje ka folur për ata që në Kosovë po i gëzohen arrestimeve të pjesëtarëve të UÇK-së dhe po i dërgojnë në Hagë.


“Në momentin kur e kam dëgjuar Albin Kurtin duke i thënë presidentit ‘Hashim shko në Hagë’, jam rrënqethur”, ka thënë ai, duke e konsideruar këtë tepër të ulët.

“Hashimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe të çohet dhe t’i thotë shko në Hagë, është e rëndë për mua, është tmerruese. Me mujt Albini të gjithëve na dërgon në burg”, ka thënë Lushtaku.

I pyetur se çfarë raporti ka me Rexhep Selimin, deputetin e VV-së dhe ish ushtarin e UÇK-së, Lushtaku ka thënë se ka raporte të mira më të.

“Me Rexhën kam raporte të mira, flasim, rrimë bashkë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori