Lumi që kalon nëpër fshatin Poroj edhe dje ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në fshat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rrjedha e pa kontrolluar e këtij lumi ka marrë me vete edhe gurëz, drunj, baltë, rërë dhe urën që lidh dy pjesët e fshatit.


Rruga magjistrale Tetovë-Jazhincë është bllokuar që dje nga ora 17 dhe ka krijuar tollovi në komunikacion.

Telegrafi Maqedoni ishte në mesin e banorëve të frikësuar të cilët vetëm na treguan se kanë pasur shumë frikë, pasi gjatë vërshimeve janë ndalur edhe uji edhe rryma. /Telegrafi/

Vërshimet Poroj 1

Vërshimet Poroj 2

Vërshimet Poroj 3

Vërshimet Poroj 4