LAJMI I FUNDIT:

Lumezi viziton institucionet shtetërore të drejtësisë në Kroaci

Lumezi viziton institucionet shtetërore të drejtësisë në Kroaci

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, së bashku me Prokuroren e Prokurorisë Speciale të Drita Hajdari, në mbështetje të Projektit SAEK 2-UNDP, kanë vizituar Prokurorinë e Shtetit të Kroacisë, ku janë takuar me Kryeprokurorin e Shtetit të Kroacisë Dinko Cvitan, dhe me prokurorë tjerë.

“Kryeprokurori Lumezi dhe Kryeprokurori Cvitan, kanë diskutuar për sfidat dhe vështirësitë e të dyja shteteve në fushën e sundimit të ligjit, me theks të posaçëm për veprimtarinë e zyrës së specializuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kroaci, e cila ka treguar sukses të madh gjatë procesit për anëtarësimin e Kroacisë në BE”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë së Shtetit.


Gjatë takimit u bisedua edhe për metodat e hetimeve financiare si dhe për praktikat me të mira në bashkërendimin e veprimeve ndërinstitucionale për identifikimin dhe qarkullimin e të dhënave financiare.

Gjithashtu, Lumezi dhe Cvitan, janë pajtuar që është e nevojshme që të ngritet bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit për të intensifikuar dhe hetuar grupet kriminale transnacionale, si dhe për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale.

Lumezi dhe Cvitan, kanë diskutuar edhe për strukturën organizative, kompetencat, rolin dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, në veçanti për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu, ata kanë diskutuar për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Shtetit të Kosovës, dhe asaj të Kroacisë. Lumezi dhe Cvitan, janë pajtuar që në të ardhmen të kenë bashkëpunim juridik, ndërkombëtarë, në trajtimin e rasteve.

Kryeprokurori Lumezi u takua edhe me Kryesuesin Prokurorial të Kroacisë, Drazen Jelinic, me të cilin biseduan për përbërjen, funksionimin dhe ushtrimin e kompetencave të këtij Këshilli.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi i shoqëruar nga Drita Hajdari, Prokurore ne PSRK, janë takuar edhe me drejtuesen e USKOK-ut Tamara Laptosh, me të cilën diskutuan për rëndësinë e krijimit të databazave dhe qasjes së Prokurorisë në të dhënat financiare, si dhe në qasjen në databazën e administratës tatimore, kadastrit, policisë dhe institucioneve financiare të cilat do të ndikonin në arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori