LAJMI I FUNDIT:

Lumezi thotë se u keqinterpretua deklarata ku kërkoi ndihmë nga SHBA-ja për rastin Dehari

Lumezi thotë se u keqinterpretua deklarata ku kërkoi ndihmë nga SHBA-ja për rastin Dehari

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka sqaruar deklaratën e dhënë të enjten se do të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja lidhur me rastin Dehari.

Përmes një njoftimi, zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, thotë se Lumezi, decidivisht ka deklaruar se ‘nëse është e nevojshme, pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve të duhura nga autoritetet vendore për ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, do të kërkohet ndihmë juridike nga Ambasada Amerikane në Kosovë.’


Sipas tyre, kjo ndihmë eventuale do të realizohet nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare.

Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada e SHBA-së për hetimin e rastit të Astrit Deharit
Lexo po ashtu Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada e SHBA-së për hetimin e rastit të Astrit Deharit

“Në këtë kontekst, kjo ndihmë eventuale do të realizohet nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare me anë të ekspertizave dhe ekzaminimeve profesionale, të cilat janë të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të procedurës penale të këtij rasti, ashtu siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, të enjten cituar portalin arbresh, kreu i Prokurorisë së Shtetit ka thënë se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Amerikane, për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën. E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmu në hetimin e këtij rasti”, është shprehur kryeprokurori Lumezi, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori