Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, më tej shton se pavarësia e prokurorëve duhet të jetë thelbi i një sistemi të lirë, ndërsa ndërhyrja në këtë, paraqet kërcënim për demokracinë.
Numri një i organit të ndjekjes në Kosovës, Aleksandër Lumezi, në një prononcim për KALLXO.com, ka thënë se prokurorët janë të pavarur në hetimet e tyre dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e prokurorëve.
Lumezi i bëri këto komente kur u pyet rreth deklarimeve të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka rreth hetimit të përgjimeve që po bëhen nga prokurorja speciale Drita Hajdari.
“Prokurorët janë tërësisht te pavarur në kryerjen e funksioneve të veta dhe kanë përgjegjësi për hetimin e personave te dyshuar për kryerjen e veprave penale. Askush nuk ka të drejtë, e sidomos jo kryeprokurori i nivelit më të ulët të ndikojë në punën e prokurorit te Prokurorisë Speciale derisa ai kryen funksionin e tij të ligjshëm të ndjekjes”, tha Lumezi për KALLXO.com.
Imer Beka i ftuar në një emision televiziv kishte thënë se masat e fshehta me dispozita ligjore nuk do të duhej të dilnin. Beka më tej tha se është i habitur se çfarë baze ka gjetur gjykata që e ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme.
Beka tha se nuk po i referohej rastit të Adem Grabovcit në veçanti por të gjitha rasteve të masave të fshehta.
Për deklaratat e Lumezit edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka reaguar duke dërguar një letër ku kërkon sqarime Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kryeprokurori i vendit më duke folur rreth këtij rasti thotë se duhet të kihet shumë kujdes me deklaratat e dhëna gjatë fazës së hetimit.
“Çdo deklaratë, nga kushdo qoftë gjatë fazës se hetimeve, në mënyrë te arsyeshme mund të shihej si ndërhyrje apo përpjekje për të cenuar pavarësinë e funksionit të prokurorit. Askush, përpos Kryeprokurorit te Shtetit nuk mund t’u japë udhëzime prokurorëve tjerë çdo ndërhyrje tjetër cenon pavarësinë funksionale dhe profesionale të prokurorëve”, tha Lumezi.
Lumezi më tej shton se pavarësia e prokurorëve duhet të jetë thelbi i një sistemi të lirë, ndërsa ndërhyrja në këtë, paraqet kërcënim për demokracinë.
Kryeprokurori në fund i porosit të gjithë personat e paautorizuar që të mos ndërhyjnë në procese hetimore ku nuk kanë rol.
“Porosia ime është që personat e paautorizuar të mos ndërhyjnë në proceset hetimore pasi që këtë rol mund ta kryejë vetëm prokurori i autorizuar”, tha Lumezi. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët