Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në konferencën vjetore të prokurorëve për vitin 2019 tha se për trajtimin e lëndëve të korrupsionit të nivelit të lartë kanë nevojë për njerëz profesionist, të guximshëm, me integritet dhe të trajnuar, që sipas tij ka brenda sistemit prokurorial.
Lumezi tha se kanë treguar vendosmëri për t’u përballur me çdo formë të krimit dhe në këtë rrugë siç tha ai nuk do t’i ndalë askush, sepse ky është interesi i shtetit dhe se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është element shumë i rëndësishëm drejtë rrugës së integrimit të shtetit tonë në familjen e madhe evropiane.
“Gjatë vitit të kaluar kemi zgjedhur kryeprokurorët e dy prokurorive më të rëndësishme në Republikën e Kosovës, atë të Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilët duhet të kenë një rol më të madh në drejtimin e këtyre prokurorive, por njëkohësisht edhe përgjegjësi për punën e tyre ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se besimi, sinqeriteti dhe komunikimi në mes të prokurorëve, kryeprokurorëve dhe Kryeprokurorit të Shtetit duhet të forcohet.
“Kryeprokurorëve të rinj, dua t’ju them se që nga marrja e këtyre detyrave do të ju presin ditë të vështira. Koha nëpër të cilën po kalojmë e vërteton këtë. Përgjegjësia juaj është të tregoni se jeni të gatshëm t’i drejtoni këto prokurori dhe se vendimet që do t’i merrni do të jenë të drejta, profesionale dhe ekskluzivisht në përputhje me normat kushtetuese dhe dispozitat ligjore”, tha ai.
Lumezi më tej shtoi se publiku është duke pritur nga prokurorët që nëpërmjet hetimeve të mirëfillta dhe të paanshme të kontribuojnë në pastrimin e shtetit, politikës dhe institucioneve nga korrupsioni, nepotizmi, abuzimi dhe çdo formë tjetër e krimit që i cenon marrëdhëniet juridiko-shoqërore.
“Çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së përfituar nga vepra penale, si dhe marrja e fuqisë ekonomike grupeve kriminale, nëpërmjet ngrirjes e më pastaj edhe konfiskimit të pasurisë. Të gjitha analizat serioze tregojnë se vetëm dënimi me burg i kryesve të veprave penale nuk lëvizë seriozisht luftën kundër korrupsionit, por krahas dënimeve me burg duhet të nxirren edhe dënimet plotësuese për ndalimin e ushtrimit të detyrës zyrtare, por edhe vendimet për konfiskimin e përhershëm të pasurisë së fituar me vepër penale”, tha ai.
Sipas tij, është me rëndësi që prokurorët e shtetit të sigurojnë mbrojtjen e duhur për informatorët si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, pasi që ata luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin e veprave korruptive.
“Gjatë vitit të kaluar, Prokurori i Shtetit ka treguar përkushtim në trajtimin e rasteve të korrupsionit, duke zgjidhur 400 dosje penale me 771 persona. Gjithashtu kemi zgjidhur 532 kallëzime penale me 712 persona që kanë të bëjnë me krime ekonomike dhe financiare. Për trajtimin e lëndëve të korrupsionit të nivelit të lartë kemi nevojë për njerëz profesionist, të guximshëm, me integritet dhe të trajnuar, që sigurisht ekzistojnë brenda sistemit prokurorial”, tha ai.
Lumezi foli edhe për luftën kundër terrorizmit, duke thënë se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar edhe në vitin e kaluar kanë treguar se janë të vendosur të kontribuojnë në luftën kundër terrorizmit, i cili është duke rrezikuar sigurinë, paqen dhe drejtësinë në botë, por nuk e ka lënë anash as vendin tonë.
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm se rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm, prandaj kemi rritur bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, me ç’rast kemi arritur në mënyrë të suksesshme të kthejmë në Kosovë 110 kosovarë të cilët kanë qëndruar në zonat e konfliktit në Siri, dhe për një numër të tyre kanë filluar edhe procedurat penale. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj SHBA-të, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha ai.
Ndërkaq, sa i përket krimeve të luftës, kryeprokurori Lumezi tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës, në vitin e kaluar ka miratuar strategjinë për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës. “Përveç që jemi duke bërë identifikimin e ngjarjeve të cilat po trajtohen me prioritet, jemi duke bërë përpjekje që të mbledhim dëshmi dhe prova të cilat i identifikojnë kryesit dhe urdhërdhënësit e këtyre veprave penale për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale”.
Kryeprokurori ka folur edhe për mbrojtjen e viktimave të krimit që kanë pësuar nga aktet e ndryshme kriminale.
Në këtë konferencë u tha se Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave ka ofruar shërbime dhe ndihmë për viktimat e krimit, ku gjatë vitit 2019 ka zgjidhur gjithsej 1567 raste të dhunës në familje, ngacmimit seksual, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mundësimit të prostitucionit. Kjo zyrë në disa raste ka paraqitur edhe kërkesat në Ministrinë e Drejtësisë për kompensimin e viktimave të krimit.
“Prokuroria vazhdimisht është përpjekur të jetë e pavarur në punën e saj, megjithatë në vitin që lamë pas ka pasur përpjekje të ndryshme grupore, sociale e në disa raste edhe politike për të bërë presion në institucionin e Prokurorit të Shtetit. Për fat të keq, ne kemi edhe dukurinë ku struktura të caktuara me nisma të ndryshme po nxisin urrejtje ndaj Prokurorisë, duke i mohuar rezultatet e punës në të gjitha fushat, me qëllim që ta paraqesin Prokurorinë si të dështuar”, tha Lumezi.
Ai tha se vetëm gjatë vitit 2019 kanë zgjidhur gjithsej 79.803 dosje penale të natyrave të ndryshme.
Sipas tij, progres është bërë edhe në ngritjen e cilësisë së akteve akuzuese, ku gjatë vitit 2019, 93.57% e aktakuzave të ngritura nga prokurorët e shtetit kanë përfunduar me aktgjykime fajësuese.
Lumezi theksoi se janë zhvilluar 18 procedura disiplinore ndaj prokurorëve dhe janë shqiptuar 10 masa disiplinore.
Kryeprokurori i shtetit ka folur edhe për mosbesimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë, ndër shumë faktorë, një lidhet me kulturën e pandëshkushmërinë dhe distancimin e njerëzve prej drejtësisë. Statistikat tashmë të raportuara mbi perceptimin e publikut ndaj prokurorisë dhe gjykatave nuk janë për tu lavdëruar. Skepticizmi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë kërkon të pranojmë se sot puna jonë ende nuk konsiderohet e suksesshme. Megjithatë, përpjekjet e prokurorëve për ngritjen e standardeve në hetimin, ngritjen dhe përfaqësimin e akuzave para gjykatave janë për t’u përshëndetur…Brenda sistemit të drejtësisë ende ekzistojnë probleme, vështirësi dhe sfida të cilat nuk duhet t’i shohim si një pengesë për të ardhmen. Përkundrazi, zgjidhjen e tyre jemi duke e parë si një objektiv që duhet realizuar sa më shpejtë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje