Luljeta Ademi është aktiviste dhe personazh i jetës publike në Maqedoni.

"Luljeta Ademi ka nevoj urgjente per trajtim mjeksor. Ajo vuan nga Osteomioliti kronik. Luljetës ka filluar ti kalbet këmba.Kurimi i saj është i mundur vetem jasht shtetit.Kostoja është e lartë dhe e papërballueshme per te si nënë e vetme që jeton me qira dhe lufton sëmundjen" thuhet në njoftimin e miqve në llogarinë e hapur në gofundme.


Këtu mund të ndihmoni Luljetën.Për pagesa nga Maqedonia:

LLOGARIA HUMANITARE:

300001000026968

KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

LLOGARIA DEVIZORE

LULJETA KLICA

KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

Acc.no 0230706741424 

IBAN:MK  07300307067414298
SWIFT: KOBSMK2X

"Miq, familjarë, bashkëpunëtorë, të njohur e të panjohur sot si kurrë më parë kam nevojë për ndihmën tuaj! Duhet të bëjë intervenim në një Klinikë zvicerane. Si nënë e vetme( 17 vite me qira) që sfidoj jetën dhe sëmundjen ju lutem për përkrahjen tuaj! Nëse jeta nuk më do mjaftueshëm unë atë e dua shumë më shumë! E di që do së bashku do ja dalim! Ju faleminderit! Linku më poshtë" ka shkruar ajo në Facebook.

Më herët, ajo për Telegrafi Maqedoni në një intervistë për jetën dhe veprën e saj, kishte thënë “Jeta është e rëndë, sidomos kur e keni rolin e nënës dhe babait. Jam një kryefamiljare që 12 vite kujdesem vetë për vajzën. Me një sëmundje që është e rrallë dhe me ilaçe që nuk mund të gjenden këtu, por ia dal”, tha Luljeta Ademi. /Telegrafi/