LAJMI I FUNDIT:

Lulet e Murat Toptanit

Lulet e Murat Toptanit

Nga: Marsida Najdeni

Krijimtaria mahnitëse e Murat Toptanit, nuk njihet pothuajse fare. Ky fakt më ka rënduar shumë dhe më rëndon. Të kesh një gjigand të përmasave si Murati dhe mos ta përmend askush krijimtarinë!


Murat Toptani, kjo figurë poliglote e patriotike dhe prej artisti, që ka bërë aq shumë për shqiptarinë sa ende mbas 100 vitesh nga vdekja e tij zbulohen mrekullirat që ka lënë ky vigan. Murati ishte njeriu i vjershës, i pikturës, i skulpturës, i gazetarisë, i trimërisë, i pushkës, i atdhetarisë, i dijes, i politikës, i diplomacisë, i miqësisë dhe dashurisë. A ka gjë që ka lënë pa bërë, ndërkohë që persekutohej nga Porta e Lartë…? Persekutimi do t’i vazhdonte edhe mbas vdekjes, gjatë komunizmit. Bashkërisht me të vëllanë Refik Toptanin, ishin një uragan dhe çuan përpara një komb.

Poezia “Lulet” e shkruar më 5 maj 1893 në Tironë nga Murat Toptani, më ka mahnit qysh prej herës së parë që e kam lexuar. Një poezi ku del shpirti tirons i butë dhe qefli në pah. Kështu ia propozova mikut tim dhe komshiut tim të vjetër, Enrisit, që kjo poezi duhet dhe kënduar.

“Hajde ta bojm dhuratë për datlindjet tona.” – i thash.

Nuk m’u desh me iu lut fare se filloi nga puna pa mbaru fjalët unë. Unë isha shkesi, Murati shkruesi, edhe Enris Qinami krijuesi muzikës, instrumentisti dhe këngtari. Qysh me leximin e parë dhe ai gjeti shpirtin tirons në rreshtat e Muratit ashtu si unë. U frymëzua shumë dhe na e paraqiti me këtë video më poshtë. Uroj t’ju pëlqei.

LULET

Nga: Murat Toptani

Çilni lule, se erdh pranvera,
Shif sa u zbukurue hera,
Leu dielli i dashtunisë,
Këndon fëllënza, bilbili,
Çelin vjollca, erdhi prilli
Për zonjën e bukurisë.
Zgjohu, o! e dashtuna e ime!
Këndojnë zogjt me urime,
Shif sa u zbukuru mëngjesi
Ah! çili t’i shof syt e zez,
Si qiell’i i qiru pa rrezë,
Dielli i mëngjezit’ e ndezi,
Ah! kur qesh Ti, më gëzo në shpirt,
Buz’ e kuqe lëshon dritë,
Si agimi je, Afërdita,
Kur qesh Ti, qesh gjith kjo jetë,
Rrëngejnë lule, gjet e fletë,
Si Ti zbukurohet dhe dita.