Lukaku po stërvitet me Anderlechtin, pritet largimi nga Unitedi

E ardhmja e Romelu Lukakut te Manchester United duke se po qartësohet nga dita në ditë. Sulmuesi belg po e kërkon largimin nga Old Trafford, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave si, Inter dhe Juventus.
Lojtari 26-vjeçar nuk është paraqitur në asnjë ndeshje miqësore për skuadrën angleze, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një largim në këtë afat.
Het Lasste Nieuws ka sjell pamje nga vendndodhja e sulmuesit belg, i cili shihet në stërvitje me ish-klubin e tij, Anderlechtin.
Lukaku e kishte filluar karrierën te klubi belg vite më parë, gjersa kishte shënuar 41 gola në 98 paraqitje, më pas për të kaluar te Chelsea në vitin 2011.

Nga
Telegrafi
05/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































