LAJMI I FUNDIT:

Luka Doncic pritet të thyej rekordin e NBA-së për fitime duke nënshkruar kontratën më të madhe të parë ndonjëherë

Luka Doncic pritet të thyej rekordin e NBA-së për fitime duke nënshkruar kontratën më të madhe të parë ndonjëherë

Basketbollisti slloven Luka Doncic është në rrugë të shkëlqyer për të fituar kontratën më të madhe në historinë e NBA-së dhe për t’u bërë lojtari i parë me një pagë vjetore prej 70 milionë euro.

Doncic (24) do të ushtrojë të drejtën e një kontrate pesëvjeçare me Dallasin gjatë vitit 2025. Ai ka ende disa gjëra për të përmbushur, në mënyrë që të bëhet basketbollisti më i paguar në historinë e ligës.

Siç raporton ESPN, Doncic do të jetë basketbollisti i parë i NBA-së që do të nënshkruajë kontratë për 70 milionë dollarë në vit dhe për këtë duhet të hyjë në top pesëshen e ligës për të pestën herë radhazi.


Duke qenë se nuk ka mjaftueshëm vite në ligë, do t’i duhet të përmbushë një tjetër objektiv, që është të jetë pesë herë radhazi në pesëshen ideale të ligës së NBA. Nëse e bën vitin e ardhshëm, do të përmbushë të drejtën e tij dhe do të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e NBA.

Kufiri i pagave duhet të rritet me 10 për qind, kështu që kontrata e Doncicit do të arrinte në 367.5 milionë dollarë të pabesueshëm. Në vitin e fundit të kontratës ai do të fitonte 83.6 milionë dollarë.

Jaylen Brown nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e ligës këtë verë me Boston Celtics. Ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me vlerë 304 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori