LAJMI I FUNDIT:

Luftoi pandeminë e COVID-19 në Wuhan, paralajmërimi i mjekut kinez

Luftoi pandeminë e COVID-19 në Wuhan, paralajmërimi i mjekut kinez

Drejtori i spitalit që u ndërtua në pak ditë për pacientët e coronavirusit në Wuhan, në kulmin e epidemisë në këtë qytet, sjell një paralajmërim të qartë për rreziqet e krizës me të cilën tani përballen vende të tjera.

Wang Xinghuan thotë se coronavirusi i ri mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftërat botërore së bashku, dhe qytetet si Nju Jorku duhet të bëjnë më shumë.

Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike dhe të injorojnë jetët e njerëzve të thjeshtë.


Duke u ndalur tek ajo që po ndodh në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA, ku bilancet e coronavirusit janë të frikshme, doktor Wang Xinghuan thotë se ai duhet të bëjë më shumë dhe se mbajtja e maskave mbrojtëse edhe për publikun, nuk është thjeshtë çështje kulture. Ka baza shkencore për përdorimin e maskave mbrojtëse – thotë ai.

Nju Jorku po përjeton dështimin që ne e kaluam më herët në Wuhan. Ky është izolimi në shtëpi. Shumë pacientë me simptoma të lehta, lejoheshin të ktheheshin në shtëpi dhe të izoloheshin atje, por më vonë e kuptuam se ky ishte një gabim i madh.

Ai tërheq vëmendjen se qëndrimi në shtëpi është thelbësor në këtë betejë. Në Nju Jork, këshillat nuk janë dëgjuar siç duhet, ndaj edhe po shohim një situatë të tillë të rëndë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori