LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë sjell qindra anulime të rezervimeve në Vlorë

Lufta në Ukrainë sjell qindra anulime të rezervimeve në Vlorë

Sektori i turizmit në Vlorë, pritet të ketë një tjetër sezon të vështirë. Kësaj radhe i ndikuar nga kriza e luftës në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve.

Anulimet kanë nisur fillimisht nga vetë ukrainasit për të vijuar me polakët, bjellorusët dhe rusët.


“Vlora këtë vit nuk është qyteti që ka mirëpritur gjithë këta turistë të cilët do kishin filluar me charter-a që prej datës 3 mars sikundër vitin e kaluar dhe ishin charter-a javor. Anulimet nisën me 50 për qind duke kaluar në 70-80 për qind të tregut polak, ukrainas dhe bjellorus”, thotë Anxhela, recepsioniste në një hotel në Vlorë.

Sipas kreut të Operatorëve të Hotelerisë për Jugun, këtë sezon nuk pritet që të ketë turistë as nga Serbia, të cilët me sa duket preferojnë Greqinë. Po kështu, rritja e çmimeve ka stepur edhe turistët nga Kosova të cilët kanë qenë një treg i rëndësishëm për sektorin e turizmit edhe gjatë vitit pandemik.

“Rezervimet po anulohen nga të gjitha agjencitë turistike për shkak të luftës dhe pjesa më e madhe në këtë periudhë ishte nga Ukraina. Gjendja nuk është fortë e mirë por po mundohemi për tregje të reja. Ne shpresojmë që këtë vit italianët të kthen sërish. Rritja e çmimeve ndikon në planifikimin e pushimeve dhe deri tani prenotimet janë të vakëta. Vjet kishim edhe një qasje të serbëve që nuk ishte parë, por rritja e çmimeve patjetër ndikon direkt në klimën e biznesit”, thotë Adnand Aliaj, kreu i Operatorëve të Hotelerisë për Jugun.

Sipas operatorëve turistikë, situata e krijuar prej luftës në Ukrainë është më rëndë edhe nga situata e krijuar prej pandemisë. Pavarësisht kësaj, gatishmëria e operatorëve vijon të mbetet maksimale në gjetjen e tregjeve të reja për të pasur një sezon mbi pritshmëritë e deritanishme./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori