Lufta në Ukrainë po zbulon rendin e ri global – dhe fitues është “jugu i fuqisë”!

Nga: Nathalie Tocci / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Për shumë njerëz në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, befasi e pakëndshme ishte se kaq shumë vende – shumë më tepër se 30 apo më shumë abstenuan në votimin e OKB-së që dënonte Rusinë për pushtimin e Ukrainës – refuzuan bëhen bashkë në sanksionet kundër Rusisë së Putinit. Dyzet vende e sanksionojnë Rusinë, por dy të tretat e popullsisë së botës jetojnë në vendet që këtë nuk e bëjnë.
Ndarja gjeopolitike mbi luftën e Rusisë, kundër Ukrainës, sërish u shfaq në mënyrë të qartë në samitin e fundit të G20-ës në Indi, në fillim të shtatorit. Konsensusi mund të arrihej vetëm për një deklaratë të zbehtë që i referohej “luftës në Ukrainë”, pa e përmendur agresionin e Rusisë.
Kjo nuk do të thotë se vendet që rrinë mënjanë e mbështesin pushtimin e Rusisë dhe se nuk pajtohen me integritetin territorial të Ukrainës. Deklarata e G20-ës, në fakt, në mënyrë eksplicite hodhi poshtë përdorimin e forcës për shkelje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial. Megjithatë, kjo do të thotë se ata e konsiderojnë si luftë evropiane në të cilën nuk kanë asnjë interes, teksa ende i vuajnë pasojat e saj në aspektin e sigurisë ushqimore dhe energjetike. Do të thotë se preferojnë që lufta të përfundojë së shpejti, por jo domosdo me drejtësi; dhe, kjo do të thotë se nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar.
Ishte përvojë interesante pjesëmarrja ime në një udhëtim të fundit në Indonezi, në një debat global në Xhakartë me temën e rindërtimit të urave midis veriut dhe jugut global.
Si një zë në panelin e veriut global – ku merrnin pjesë kolegët indianë dhe afrikano-jugor – dhe pasi ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, bëri sulm të ashpër ndaj Evropës dhe ShBA-së, më pyetën: “Pse Perëndimi tash ka interes më të madh për botën jugun global”? Pyetja e drejtpërdrejtë më shtyri të mendoj.
Pyetësi kishte të drejtë. Termi “jug global” papritmas po shfaqet në pothuajse çdo mbledhje në Perëndim. Por, gjithashtu, gjithnjë e më shumë përdoret edhe në jug. Pak a shumë përfshin ato që dikur quheshin vende në zhvillim dhe shumë vende të dikurshme të kolonizuara. Përfshin fuqitë ekonomike si Kina dhe India, fuqitë mesme si Turqia, Brazili dhe Arabia Saudite, dhe vendet e varfra që luftojnë për t’jua dëgjuar zërin. Grupi është kaq heterogjen saqë shtron pyetjen nëse ka kuptim ta konsiderojmë fare si të tillë. Megjithatë, këto vende kanë ndjenjën se zërat e tyre të pavarur duhet të dëgjohen, në vend që të formohen ose të përcaktohen nga Perëndimi.
Për t’u dëgjuar, ata po ndërtojnë dhe zgjerojnë organizatat – si në samitin e fundit të BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që zgjeron grupimin për të pranuar Argjentinën, Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Po marrin qëndrime më të forta; Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) shkon aq larg saqë sugjeron ndërhyrjen ushtarake si reagim ndaj grushtit të shtetit në Nigeri (megjithëse pak veprime kanë pasuar). Duan të shihen si ndërtues të paqes ndërkombëtare: liderët afrikanë, duke përfshirë ata nga Afrika e Jugut, Egjipti, Senegali, Republika e Kongos, Zambia dhe Uganda, udhëtuan drejt Kievit dhe Moskës për të kërkuar paqen dhe vazhdimin e eksporteve të grurit; ndërsa, Arabia Saudite priti përfaqësues të më shumë se 40 vendeve në Xhedah, për të diskutuar parimet për t’i dhënë fund pushtimit nga Rusia.
Perëndimi i kushton vëmendje më të madhe se dikur, edhe sepse jugu global ka më shumë rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Siç thekson studiuesi indian Amitav Acharya, ekziston një dallim midis “jugut të fuqisë” që përfaqëson motorin e rritjes globale, dhe “jugut të varfër”. Pyetja thelbësore është se si të sigurohet që edhe ky i fundit ta ketë një zë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se Azia është gati të nxisë 70 përqindëshin e rritjes globale këtë vit, me Indinë dhe Kinën që si të vetme mbulojnë rreth gjysmën e totalit.
Vendet në “jugun e fuqisë” po skalitin një rol në botë, përmes diplomacisë, marrëdhënieve transaksionale dhe “grupimit të shumëfishtë” në organizata të ndryshme. India, për shembull, është anëtare e BRICS-it të udhëhequr nga Kina, por edhe e QUAD-it (me Japoninë, ShBA-në dhe Australinë). Duke aspiruar të jetë lider i jugut global, e drejtoi G20-shin drejt përfshirjes më të madhe, duke ftuar Unionin Afrikan në këtë grupim. Arabia Saudite sapo është nënshkruar në BRICS dhe pavarësisht historisë së saj mizore për të drejtat e njeriut, është në bisedime me Uashingtonin për një partneritet të forcuar të sigurisë dhe për lidhje të normalizuara me Izraelin. Turqia është anëtare e NATO-s, por ka mbajtur marrëdhënie të forta me Rusinë dhe kërkon të ringjall marrëveshjen e grurit nga e cila u tërhoq Moska.
Vendet në jugun global do të luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në dekarbonizimin e ekonomisë globale, duke pasur parasysh pjesën e tyre të burimeve kritike natyrore. Evropa importon pjesën më të madhe të litiumit dhe të kobaltit të saj nga Kili dhe nga Republika Demokratike e Kongos, ndërsa Kina ka pothuajse monopolin për nxjerrjen, përpunimin dhe prodhimin e shumë mineraleve kritike.
Së fundi, lufta në Ukrainë e ka detyruar Perëndimin të ndalojë injorimin e jugut global. Pushtimi i Rusisë ka nxjerr në sipërfaqe zemërimin dhe pakënaqësinë e akumuluar globale kundrejt vendeve evropiane dhe ShBA-së, qoftë për shekujt e kolonializmit dhe praktikave neokoloniale, qoftë për standardet e dyfishta që vendet perëndimore kanë shfaqur kaq shpesh ndaj shkeljeve të të drejtave dhe ligjit në pjesë të ndryshme të botës.
Pushtimi rus i Ukrainës, në një moment do të përfundojë. Por, zgjimi i veriut ndaj fuqisë gjeopolitike të hemisferës jugore nuk është – siç thanë se kishin frikë, disa nga ata që ishin me mua në Xhakartë – një moment i shkurtër. Disa besojnë se marrëdhëniet ndërkombëtare lufta i ka bërë më të tensionuara dhe më konfliktuale. Nuk jam dakord: lufta ka lejuar që pakënaqësitë e fosilizuara të dalin në sipërfaqe. Kjo nuk mund të çojë domosdo në marrëdhëniet më të lehta në të ardhmen, por ndoshta në marrëdhënie më të ndershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Grabitja e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua, policia me detaje të reja

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së këshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Vrasja e rëndë, dhëndri theri me thikë vjehrrin në Prishtinë

Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Mediumi prestigjioz amerikan “Rolling Stone”: Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në videon “Polar Opposites”

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp