LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë, Irfan Tarelli: Importi i miellit dhe grurit vazhdon pa ndërprerje

Lufta në Ukrainë, Irfan Tarelli: Importi i miellit dhe grurit vazhdon pa ndërprerje

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Irfan Tarelli është shprehur se nuk ka aspak vend për panik për sigurimin e miellit apo bukës.

Ai ka theksuar se rezervat e grurit dhe të miellit janë të mjaftueshme për të garantuar furnizimin e tregut, ndërkohë që importet e këtyre produkteve vazhdojnë pa asnjë ndërprerje.

“E gjithë popullsia duhet të jetë e qetë dhe e garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë në treg”, tha zoti Tarelli në një intervistë për Euronews Albania.


Haxhiymeri: Nuk do të kemi asnjëherë krizë për grurë në Shqipëri
Lexo po ashtu Haxhiymeri: Nuk do të kemi asnjëherë krizë për grurë në Shqipëri

Duke folur për masat e marra për shtimin e sigurisë për bizneset dhe qytetarët, Tarelli se drejtoria që ai drejton së pari ka shtuar vëmendjen së parë gjendjen e produkteve në treg, ecurinë e importeve dhe sensibilizimin e subjekteve importues për të shtuar sasinë e importuar në treg.

“Masa e dytë kanë qenë kontaktet me shtetet partnere për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe bashkëpunimin në masën që u takon strukturave shtetërore të influencojnë dhe informimin e operatorëve të tregut për mundësitë potenciale për të siguruar këtë lloj vazhdimësie”, u shpreh Tarelli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori