Nga: Simon Tisdall / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Ende nuk po kuptojnë. Edhe pas 18 muajve të tmerrit në Ukrainë, shumë politikanë të shquar në ShBA dhe në Evropë, duket se nuk janë në gjendje ose nuk duan ta kuptojnë kërcënimin ekzistencial që Rusia e Vladimir Putinit paraqet për të gjithë.
Vazhdojnë të supozojnë se kjo luftë, si gjithë konfliktet e tjera, përfundimisht do të mbarojë me negociata. Megjithatë, Kremlini nuk kërkon asgjë më pak se kapitullimin e plotë të Kievit – dhe kjo nuk do të ndodhë.
Presioni për bisedime po merr vrull, teksa përparimi ushtarak nuk po arrihet për forcat e Ukrainës. Në front, zhgënjimi çon në përshkallëzim dhe në një zgjerim alarmant gjeografik të luftës. Sulmet e shumta me dronë gjatë të javës së kaluar, thellë brenda Rusisë, dhunshëm e dramatizuan këtë brengë. Frika nga konfrontimi bërthamor, shtimi i urisë në vendet më të varfra që kanë mungesë të drithërave, si dhe “lodhja publike nga lufta”, të gjitha këto ndezin bisedimet për bisedime.
Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez që këtë duhet ta dijë më mirë, është i fundit që i bashkohet radhëve të politikanëve francezë, gjermanë dhe italianë – kryesisht të së djathtë dhe të së majtës ekstreme – që duan të puthen dhe të pajtohen me Putinin.
Duke llomotitur kërkesat e Rusisë, Sarkozy tha se Ukraina duhet të pranojë humbjen e përhershme të Krimesë dhe të territoreve të tjera të pushtuara, dhe po ashtu të përjashtohet nga NATO-ja dhe nga BE-ja. Rusia dhe Franca duhet t’i “rivendosin marrëdhëniet miqësore”, tha ai.
Duket se po rritet presioni në ShBA për të shkurtuar ndihmën për Ukrainën dhe për ta kërkuar zgjidhjen paqësore, pavarësisht nëse Joe Bideni rizgjedhet në vitin e ardhshëm. Nëse fiton adhuruesi i Putinit, Donald Trumpi, ky mund të përpiqet ta imponojë marrëveshjen e shpejtë – dhe të zbythet prej Kievit.
Pas bisedimeve të kohëve të fundit në Arabinë Saudite, me 40 vende të zhvilluara, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se për Ukrainën po planifikon një “mbledhje të nivelit të lartë” – ndoshta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më vonë gjatë këtij muaji.
Por, Borrelli nuk është në mesin e atyre që bëjnë presion ndaj Ukrainës – për ta ndalur luftën ose për të dhënë territore. Me qëndrim pesimist, ashpër i kritikoi qeveritë për dështimin për të armatosur që më herët dhe më mirë Kievin. “Kur dikush merr vendim të ndihmojë një vend të pushtuar ushtarakisht … hezitimi mund të jetë shumë i kushtueshëm”, ka thënë Borrelli.
“Nëse vendimet do të merreshin më shpejt dhe me më shumë dhurime të disa prej sistemeve të armëve që u dërguan më vonë, ndoshta lufta do të kishte marrë kah tjetër dhe në çdo rast do të kishim shpëtuar më shumë jetë”. Kancelari gjerman Olaf Scholz, ndër të tjerët, duhet ketë pasur siklet nga këto kritika.
Gjithsesi, gjithë këto prerje pa këput sugjerojnë se Putini është i gatshëm të flasë – një supozim shumë i diskutueshëm. Me rikthimin e dimrit, mes ngërçit në fushën e betejës dhe me zgjedhjet e ardhshme në Evropë dhe në ShBA, ai ndoshta mendon se koha shkon në anën e tij.
Opinioni publik rus gjithashtu mund të ndryshojë, jo aq në favor të luftës sa kundër mendimit tronditës për humbje. Sondazhi i fundit i cituar nga analistja e Carnegie-it, Tatiana Stanovaya, zbuloi se sulmet me dronet ukrainase, rusët veçse janë duke i rreshtuar prapa Kremlinit.
“Sulmet në asnjë mënyrë nuk e shtuan dëshirën e publikut për bisedime paqeje apo për tërheqjen ruse”, shkroi Stanovaya. “Mos asgjë, vendi po bëhet më i përkushtuar ndaj luftës … krejt kjo nga brenga e dëshpëruar për vetë mbijetesën e tij”. Puna është më keq se kaq, sugjeroi analistja e Brookings-it, Constanze Stelzenmüller, në esenë e saj të re kundër vetëkënaqësisë, Kthimi i armikut. “Kremlini në mënyrë të përsëritur e ka bërë të qartë se vetëm dorëzimi i plotë i Ukrainës … është i pranueshëm si bazë për marrëveshjen e paqes”, shkroi ajo.“Demokracitë e lira tashti duhet ta kuptojnë se kanë të bëjnë me një fenomen që besonin se ishte historikisht i vjetruar: rivalët shtetërorë që shihen si armiq ideologjikë”.
Faktorët e tjerë e bëjnë të pabesueshëm procesin kuptimplotë të paqes. Çdo armëpushim që ngrin status quo-në, do ta shpërblejë agresionin rus – dhe shumica e ukrainasve më parë do të vdisnin. Kurrë nuk mund të mbijetojë zgjidhja ku mungojnë reparacionet ose përgjegjësia për krimet e luftës.
“Me sa duket, Rusia mund të detyrohet të arrijë në përfundimin se në mënyrë të paqëndrueshme është i lartë çmimi i ndjekjes së nënshtrimit të Ukrainës, për shembull duke humbur mbështetjen e një fuqie kyçe joperëndimore si Kina, ose nëse i ashtuquajturi jug global largohet prej saj”, sugjeroi Stelzenmüller.
Por, duke qenë se asnjëri prej këtyre skenarëve nuk ka të ngjarë të ndodhë, përfundimi i zymtë duket i pashmangshëm: “Të ndihmosh Ukrainën do të thotë ta ndihmosh të fitojë në fushën e betejës”.
Përfundimi i luftës duhet të jetë “përfundimi i ambicieve perandorake të Rusisë në këtë pjesë të Evropës”, kërkoi komentatorja Judy Dempsey. Qeveritë evropiane “nuk munden ta përballojnë pranimin e luftës në Ukrainë si një gjë të re normale”. Ata shpejtë duhet ta shtojnë mbështetjen ushtarake, për ta siguruar fitoren e Kievit.
Megjithatë, Putini – i paepur, indiferent, vrastar – nuk po lëkundet. Fuqia mediatike për kryengritjen e Wagner-it, tregoi se sa të furishme janë shpresat perëndimore se ai do të përmbyset nga brenda – por, ato u tretën. Tashti, ai po e dyfishon kryqëzatën personale: rilindjen gjeopolitike ruse për të cilën gjithçka do të rrezikojë.
Edhe nëse disi do të arrihej pajtimi për armëpushimin në Ukrainë, Putini ka shumë ta ngjarë ta trajtojë si “pauzë taktike” që i paraprin sulmit të ardhshëm. Udhëheqësit perëndimorë, kryesisht Bideni, Emmanuel Macroni, Scholzi dhe Rishi Sunaku, duhet ta njohin këtë realitet – dhe më në fund të fillojnë të luftojnë për të fituar.
Ja çfarë bërë: mirëpriteni Ukrainën në NATO dhe në BE, pa vonesa të mëtejshme. Ofroni që tash garanci sigurie dhe lëvizje të sigurta detare që mbështeten nga fuqia e zjarrit e NATO-s, zona të ndaluara, më shumë armë, aeroplanë dhe zona ndalim-fluturimi. Paralajmërojeni Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut që të tërhiqen. Ndaloni së foluri për bisedimet. Pranoni se nuk mund të ketë paqe derisa Rusia të tërhiqet pa kushte.
A do ta kuptojnë këtë politikanët, më në fund? Le të shpresojmë se po – sepse, ndërkohë që Putini sundon, nuk do të ketë asnjë rrugëdalje të shpejtë, asnjë rrugë të mesme, asnjë bishtnim diplomatik që lehtësisht është i qasshëm. Ukraina duhet të fitojë – ose të gjithë ne dështojmë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona ia cakton çmimin e largimit yllit të skuadrës, ai do të largohet në janar
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën