Një nga temat e diskutimit këtë vit, ishte vala e filmave rreth pabarazisë dhe ndarjes mes klasave. Pjesë të tekstit të kritikut të BBC-së, Hugh Montgomery, përkitazi me këtë temë, sjell Telegrafi si më poshtë.
Për një gjë mund të mbahet mend ndarja e çmimeve Oscar më 2020: fitorja e filmit “Parasite” (Paraziti), si Filmi më i Mirë. Sipas basteve, horror-komedia e regjisorit Bong Joon-ho ishte e dyta më e preferuara për këtë çmim, pas dramës së Luftës së Parë Botërore, filmit “1917”.
Ka shumë arsye se pse kjo ishte zgjedhje e jashtëzakonshme. Para së gjithash, do të jetë një fitues i Filmit më të Mirë, një film që në fakt ishte më i miri mes të nominuarve. Së dyti, filmi i Koresë së Jugut do të jetë prodhimi i parë në gjuhën jo-angleze që pretendon çmimin më të madh – moment simbolik drejt përfundimit të dominimit të kinemasë amerikane. Dhe, së treti, është fituesi më armiqësor deri tash. Duke e treguar historinë e një familje të klasës punëtore që përplaset me një familje të pasur, ky film merret me hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, aq sa do të turpëronte shumë të pranishëm në ceremoninë e së dielës – nëse do të ishin së paku të vetëdijshëm për këtë. Por, fitorja do të jetë edhe filtrim i një momenti kulturor, pasi kinemaja ka vendosur të ngre pankartat dhe të ballafaqojë pabarazinë e shoqërisë kapitaliste.
Në një linjë me “Parazitin” ishte rivali tjetër për Oscar, “Joker” (Shakaxhiu) që mbizotëroi diskursin kritik gjatë vjeshtës. Baza e rrëfimit që lind nga një keqpërbërës i stripave “DC” – i paraqitur si Arthur Fleck, një kloun me sëmundje mendore që u shndërrua në vrasës nga margjinalizimi i tij shoqëror dhe nga diskriminimi ekonomik – shihet si një alegori politike. Kjo është shumë e qartë nga mënyra sesi elektrizohen turmat e pakënaqura në qytetin Gotham, që vendosin paska të klounit për ta nderuar, si dhe monologun që flet për përmbysjen e së mirës së përbashkët (“Askush nuk mendon se si është të jesh ai tipi tjetër…”)!
Megjithatë, vendimi për ta vendosur “Shakaxhiun” në fillim të viteve 1980, e mban atë në një distancë të sigurt ndaj përshkrimeve të tashme shoqërore. Por, edhe si një homazh për filmat e asaj kohe – sidomos filmin “King of Comedy” (Mbreti i komedisë) të regjisorit Martin Scorsese – bën që e gjithë bota e saj të ndjehet disi artificiale. Narrativa është “ne kundër atyre”, por nuk arrin të reflektojë në asnjë mënyrë ngjarjet e sotme populiste. Shikoni ShBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku burrat e pasur e të privilegjuar janë larg nga demonizimet; përkundrazi, të dy shtetet kanë udhëheqës që kanë folur kundër një elite të krahut të majtë. Po ashtu, filmi shmanget nga marrja e përgjegjësisë kur Flecku mbahet lart nga protestuesit teksa Gotham digjet – një skenë e cila, natyrisht, mund të jetë ose të mos jetë pjesë e imagjinatës së tronditur të Fleck e kështu të justifikojë boshllëkun politik dhe moral duke e zhvendosur ngjarjen në halucinacion individual.
Një film me pak më shumë inteligjencë, por pa dyshim jo më shumë për të thënë, është “Knives Out” (Thikat gati) – një tjetër film i kandiduar për skenarin më të mirë. Bartja e klasikut të shkrimtares Agatha Christies në Amerikën bashkëkohore, është padyshim argëtues, teksa anëtarët e ndryshëm të privilegjuar e dembelë të familjes Thrombey janë të dyshuar për vrasjen e shkrimtarit të famshëm të temave të krimit, Harlan. Dhe, kur bëhet fjalë për temën sociale, këtu ka një përmbysje të privilegjeve. Por, pa marrë parasysh ngjashmërive të karaktereve me personazhet reale, filmit i mungon zbulesa. Ndërsa, kryeprotagonistja e klasës punëtore, Marta, është shumë figurë engjëllore, në mënyrë absurde madje, aq sa nuk mund të gënjejë nëse nuk vjell.
Shumë më interesant se dy filmat e fundit, është një film që nuk është nominuar për Oscar – mbase jo për t’u çuditur kur qasja ndaj klasave dhe pabarazisë është më ndërlikuar dhe më e mundshme. Horrori i regjisorit Jordan Peele, “Us” (Ne), si filmi i tij i mëparshëm “Get Out” (Jashtë!), janë të bekuar me koncept brilant që nuk ka nevojë të japë përgjigje të sakta. Rrëfimi për një familje të shtresës së mesme amerikane, që kërcënohet nga një familje tjetër, kipce e tyre, ka më pak ndarje midis të pasurve dhe të varfërve e më shumë lidhje të tmerrshme. Në përshkrimin e racës së kipcave, filmi tregon se suksesi dhe pasuria në një botë kapitaliste është paracaktuar nga dështimi dhe shtypja e dikujt tjetër.
Filmi i regjisores Lorene Scafaria, “Hustlers” (Mashtrueset), bazohet në ngjarje të vërtetë, nga një artikull në “New York Magazin” që flet për një grup striptizetash që tallën bankarët e Wall Street-it. Si punonjëse seksi, këto gra mund t’i përkasin cilësdo demografie të margjinalizuar, por ato nuk e shohin veten si viktima të klientelës së privilegjuar: ato janë të përqendruara në lojë e jo në urrejtje. Por, kriza ekonomike e vitit 2008 i bënë ato më të ndjeshme ndaj shfrytëzimi: burrat kërkojnë më shumë për paratë e tyre. Atëherë futet një skema si reagim ndaj sistemit socio-ekonomik: drogojnë bankarët dhe u marrin para.
“Parasite”, njëjtë si “Hustlers”, është një studim i njerëzve që përpiqen të luajnë me sistemin kapitalist: në këtë rast, familja Kim me katër anëtarë. Duke jetuar në varfëri në një bodrum të rrënuar, ata futen në shërbim të familjes së pasur Park: si mësues i anglishtes, si mësuese e artit, si shofer dhe si amvise, në dy rastet e fundit duke pushuar të tjerët nga puna. Por, komedia e errët kthehet në horror me bunkerin nën shtëpinë e familjes Park, ku jeton fshehtë burri i ish-amvises për të ikur nga fajdexhinjtë. Kështu, filmi kalon te e vërteta: nuk ka satirë te ngritja shoqërore, por një alegori të degradimit shoqëror.
Ka shumë elementë të mrekullueshëm në punën e regjisorit Bong Joon-ho, që nga fotografia e deri te kthesat e temës, por karakterizimi është kryesori, veçanërisht kur bëhet fjalë për përshkrimin e të pasurve. Për dallim nga filmat e përmendur më lart, të pasurit nuk paraqiten si njerëz të tmerrshëm. Znj. Park është një grua disi boshe, por me sjellje të mirë, dhe z. Park një biznesmen i këndshëm. Por, filmi vë në pikëpyetje idetë e mirësisë. Kur z. Kim thotë për familjen Park, “janë të pasur, por gjithsesi të mirë”, gruaja e korrigjon me “janë të mirë sepse janë të pasur”.
Në një deklaratë, regjisori Bong ka thënë për filmin e tij: “Një komedi pa klounë, një tragjedi pa keqbërës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
SHTËPIA BUZË DETIT
Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
Frank Auerbach dhe pikturat e fundit të jetës!
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Filmi i vjetër italian, me subjekt shqiptar: “Kalorësi i Krujës” i vitit 1940
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët