Disa historianë perëndimorë, luftën e Greqisë për pavarësi e kanë cilësuar si luftë civile shqiptare. Shqiptarët myslimanë dhe katolikë kanë përbërë pjesën dërmuese të ushtrisë otomane që luftuan kundër pavarësisë së Greqisë në të cilën anë u gjetën shqiptarët ortodoksë. Më poshtë e keni përshkrimin e historianit të njohur George Finlay në lidhje me përleshjet e shqiptarëve katolikë e myslimanë me ata ortodoksë, me të cilin rast qe vrarë udhëheqësi i shqiptarëve suliot, Marko Boçari.
“Mustafë Pasha [Bushati] e mblodhi ushtrinë e tij në Ohër. Ushtria përbëhej nga 5000 myslimanë gegë dhe 3000 katolikë mirditas. Katolikët, të cilët flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, mburren me prejardhjen e tyre të krishterëve që kanë luftuar kundër turqve nën udhëheqjen e heroit kombëtar, Skënderbeut apo Gjergj Kastriotit. Por, urrejtja e tyre për ortodoksët grekë qëmoti i ka lidhur më shumë në aleancë me fiset myslimane që janë afër tyre se sa me këdo tjetër të krishterë. Në këtë rast mirditasit formuan gardën sulmuese të ushtrisë së Mustafë Pashës. Ata mbahen për zotësi ushtarake të racës së tyre dhe e përqeshin kotësinë e grekëve të cilët kanë tentuar t’ua vjedhin lavdinë e Skënderbeut.
Grekët nuk u përgatitën që ta kundërshtonin Mustafën. Mavrokardatos e kishte braktisur Mezolongin. Derisa ishte aty, ai e kishte koncentruar veten tij në tri funksione: kryetar i Greqisë, Guvernator i Përgjithshëm i Krahinave Perëndimore dhe Komandant i Armatës së Etolisë. Por, kur u largua, i emëroi tre veta në këto pozita.
[…]
Përparimi i armatës së Mustafës bënte me dije për një përgatitje brilante ushtarake. Divizioni i parë i forcave otomane përbëhej nga 4000 ushtarë katolikë dhe myslimanë nën komandën e Xheladin Beut. Ata e vendosën kampin në luginën e Karpenisit, afër një shatërvani të braktisur me ujë të pastër që formon një përrua i cili rrjedh nga baseni saj që gjendet nën hije të një shelgu të vjetër dhe të bukur.
Në mesnatën e 21 gushtit 1823, toskët ortodoksë e befasuan kampin e gegëve myslimanë dhe katolikë. Marko Boçari, në krye të 350 suliotëve, hyri në mes të armiqve të tij dhe nxitoi përpara për ta vrarë beun. Trupat otomane u zgjuan nga gjumi dhe ikën si me reshje duke i lënë armët pas. Sikur kapitenët grekë të kishin sulmuar me armatolin e Etolisë dhe Akarnanisë, do ta asgjësonin ushtrinë turke. Por, zilia greke e sakrifikoi heroin shqiptar.
Beu i Ohrit e kishte vendosur tendën e tij në afërsi të një muri që ishte ndërtuar për t’i mbrojtur kosharet e bletëve apo qengjat nga jazbecët (lodhët) dhe dhelprat. Boçari iu afrua këtij muri dhe duke mos e gjetur hyrjen, e kishte ngritur kokën për të shikuar mbi te në mënyrë që të gjente mundësinë të hynte me përcjellësit e tij.
Tashti alarmi i kishte ngritur nga gjumi veteranët e Xheladinit të cilët kishin përvojë me befasitë e natës. Disa prej tyre kishin qenë në roje kur Boçari e kishte ngritur kokën mbi mur dhe kur ai ishte parë në qiellin gri. Një plumb menjëherë ia shpoi kokën dhe suliotët e kapën trupin e tij. Madje, edhe pas kësaj, disa granata dore do t’i zmbrapsnin rojet e Xheladinit nga hapësira e mbyllur dhe do ta përfundonin disfatën e forcave turke. Por, suliotët nuk kishin mësuar asgjë nga arti i luftës gjatë përvojës që kishin patur me rusët, francezët dhe anglezët në ujdhesat e Jonit. Sikur shumë egërsira tjera luftarake, edhe suliotët e urrenin dobishmërinë e shkencës. Dhe, pasoja e kësaj ishte se veprimi i tyre fitues, tashti ishte stopuar nga një mur i ndërtuar si mbrojtje kundër dhelprave dhe jazbecëve. Por, para se të tërhiqeshin me trupin e udhëheqësit të tyre, suliotët i mblodhën dhe i bartën gjërat që i kishin plaçkitur. Otomanët nuk u orvatën aspak që t’i pengonin gjatë tërheqjes për në Mikroherio ku arritën të shoqëruar nga një varg i mushkave që i kishin zënë në kamp e që i kishin mbushur me plaçkë.
[…]
Plaçka e luftës ishte shumë e vlefshme, por vdekja e Marko Boçarit ua mbushi shpirtin me errësirë. Ushtarët grekë në fshatrat fqinje të Tranakhoriot dhe Nostimos, kur u bë vonë, u turpëruan nga mos aktivizimi i tyre dhe i fyen kapitenët e tyre për shkaktimin e vdekjes së udhëheqësit më trim që kishte armata greke.
Ndodhia në Karpenis është një nga shembujt e palës së dytë e cila e rivalizon racën dominuese otomane. Grekët e kanë bartur këtë [cilësi] gjatë luftës dhe Revolucionit grek. Otomanët, të cilët e shoqëruan armatën e Mustafës, mbetën ende në fushën e Thesalisë. Grekët ishin pozicionuar të paangazhuar në kodra. Beteja u zhvillua në mes gegëve katolikë dhe toskëve ortodoksë.
Ushtria e Xheladinit mbeti në posedim të fushëbetejës dhe i varrosën të vdekurit menjëherë. Dy udhëtarë anglezë që kaluan atypari gjatë verës që erdhi, kishin parë një numër të kryqeve të vogël të vendosur mbi varret e mirditasve.
Suliotët, të cilët luajtën rol në këtë ndodhi të shadërvanit dhe shelgut, e që nuk harrohet, për një kohë të gjatë, u dalluan me ornamentet e tyre të pasura dhe të ngarkuar me armë të çuditshme. Por, shumica e tyre u penduan për madhështinë e paguar shtrenjtë dhe mendonin se i kishin marrë këto të mira gjatë një nate të mallkuar dhe thoshin se do të ishte më mirë për ta dhe për grekët sikur Marko [Boçari] të ishte ende gjallë dhe sikur ata të kishin vazhduar të bartnin pushkët e thjeshta të etërve të tyre. Suksesi i suliotëve nuk e pengoi përparimin e ushtrisë së Mustafës. Gegët e tij vazhduan me etje që të hakmerreshin për humbjet dhe ta fshinin njollën në reputacionin e tyre ushtarak. Grekët i braktisën pozitat e tyre në Tranokhorio dhe tentuan pa sukses që ta mbronin luginën në mes të dy maleve të rrëmbyeshme, Kelidonit dhe Kaliakudit.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
SHKALLËT PËR NË PARAJSË
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri