Luani bredhë nëpër një lagje të banuar të San Franciskos, autoritetet arrijnë të kapin – nuk raportohet për të lënduar

Autoritetet në Kaliforni thanë se kishin arritur të qetësonin dhe kapnin me sukses një luan që shihej duke bredhur rrugëve të San Franciskos.
Ekipet nga San Francisco Animal Care and Control dhe California Fish & Wildlife, iu përgjigjën ftesës së lagjes Pacific Heights të martën, kur macja e madhe u pa pranë një pallati apartamentesh.
Ata arritën ta rrethonin kafshën e egër në një zonë të ngushtë midis dy ndërtesave dhe ta qetësonin kafshën, transmeton Telegrafi.
Luani u pa për herë të parë pranë parkut Lafayette të dielën dhe pamje të tjera u raportuan të hënën. Roxanne Blank filmoi takimin e saj me luanin jashtë pallatit të saj të apartamenteve.
"Ne u pamë në sy për më shumë se pesë minuta. Në fakt, u ndjeva shumë me fat që luani nuk më hëngri dhe thjesht patëm këtë vështrim të gjatë e të këndshëm në shpirtrat e njëri-tjetrit", tha Blank për KABC-TV.
Autoritetet thanë se luani, i cili vlerësohet të jetë rreth 2 vjeç, do të ekzaminohet nga një veteriner në kopshtin zoologjik të Oakland dhe zyrtarët më pas do të përcaktojnë se si dhe kur do të kthehet në natyrë. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



















































