Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ditën e djeshme (e mërkurë) u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, kanë mirëpritur një vajzë.


Ndonëse deri më tani nuk është bërë një reagim zyrtar nga ana e çiftit, një gjë e tillë tashmë është konfirmuar nga motra e Marinës, prezantuesja e këngëtarja, Luana Vjollca.

Screenshot 7 32 Luana Vjollca (Foto: Instagram)

E njëjta ka shpërndarë një postim në InstaStory me përshkrimin: “Ndjenja më e mirë në botë”.

Motrat ndërkaq vetëm pak ditë më parë realizuan një fotosesion bashkë, teksa në shkrim thuhej: “Tezja me mbesën”.

Përkundër se ende nuk është zbuluar emri i foshnjës, sipas disa aludimeve besohet të jetë “Marget” - kombinim në mes emrave të Marinës dhe Getit.

Luana nga ana tjetër këtë kohë po qëndron larg ekranit e po ashtu edhe projekteve muzikore. /Telegrafi/