“Shiko kush luan” është programi i ri i Luana Vjollcës këtë sezon televiziv në “Top Channel”.
Në superformë, ajo paralelisht po punon edhe për vazhdimin e karrierës në muzikë, nën menaxhimin e të dashurit nga Kosova, Krenar Çoçaj.
E duket se një vit pasi fotografët i kapën për herë të parë çift duke drekuar në një restorant në Tiranë, ata kanë ecur shumë në marrëdhënien e tyre. Jo vetëm që janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit, përkatësisht si nusja dhe dhëndri, por tashmë po bëjnë plane për martesë.
Burime pranë çiftit kanë treguar se pas dasmës VIP të Marina Vjollcës me reperin Getoar Selimi, miqtë e tyre po përgatiten të festojnë në dasmën e Luanës me Krenarin. Mesa duket distanca fizike (duke qenë se Krenari jeton në Prishtinë) po detyron çiftin që të hedhin hapin drejt altarit pak më shpejt sesa mund të mendohej. Edhe pse ende nuk dihet një datë e saktë, parashikohet që vera e vitit 2018 të jetë periudha kur ata kanë programuar t’i japin fund beqarisë.
Gjithsesi, asgjë nuk dihet me siguri, duke pasur parasysh çiftin Geti-Marina, që e shtynë disa herë planin e dasmës, për arsyen e vetme që të realizonin një festë sa më të mirëorganizuar dhe ideale në çdo detaj. Ndërkohë që Krenari është bërë krahu i djathtë i Luanës, ende pa qenë zyrtarisht burri i saj. Njësoj siç bënte baxhanaku i tij i ardhshëm, Getoari me Marinën, edhe Krenari e prezanton Luanën “gruaja” në rrethet miqësore. E dashura tashmë e deklaruar e menaxherit të artistëve nga Kosova, Krenar Çoçaj, flitet se bën jetën të lumtur pranë djalit që njihet jo vetëm si menaxher i zoti, por edhe si i pasur.
Edhe pse ata vetë nuk kanë postuar asnjë foto çift, nuk i kanë shpëtuar dot syrit të paparacit, që i ka fotografuar fillimisht ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë, e më pas duke shëtitur në Amsterdam. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare. Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me ish-mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi, u hodhën më 10 korrik të vitit që lamë pas, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini. Më pas lidhja e tyre ka vazhduar intensivisht, edhe pse në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë dhe ai në Prishtinë.
Gjithsesi ata e kanë zgjidhur të jenë afër, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre. Nga ana tjetër, duket se dy shokët e ngushtë, Getoari dhe Krenari, tashmë kanë harruar inatet duke u ndjerë si një familje. Këtë fakt e vërtetojnë batutat që ata kanë shkëmbyer së fundi në rrjetet sociale, ku duket se janë shumë të afërt.
SHKRIHEN AKUJT MES GETOARIT DHE KRENARIT, SI I PAJTUAN GJAKRAT MOTRAT VJOLLCA
Duket se tashmë janë shkrirë akujt mes Getoar Selimit dhe Krenar Çoçajt, dhe për pajtimin e gjakrave kanë kontribuar partneret e tyre, motrat Marina e Luana Vjollca. Hera e fundit që u shkrua për Getoarin dhe Krenar Çoçajn ishte lidhur me sherrin e tyre, çështje e cila përfundoi edhe në Gjykatë. Sa për ngjarjen, kujtojmë se bëhet fjalë për konfliktin kur Krenari goditi vite më parë Ledri Vulën (pasi ishte lidhur me ish-të dashurën e tij, Dafina Zeqirin).
Ledri ndodhej në makinë me Getoarin, të cilit i duhej të dëshmonte në Gjykatë për sulmin e Krenarit ndaj Ledrit, për arsye xhelozie. Por lidhja me motrat Vjollca duket se ka bërë që këtë ngjarje ta hedhin pas krahëve, e t’ia lënë së shkuarës dhe ta nisin marrëdhënien e tyre nga e para, kësaj here si baxhanakë. Raportin e përmirësuar që ata sot kanë, e kanë dëshmuar edhe në rrjetet sociale, ku kanë nisur të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, që vetëm ata i kuptojnë. “Me telefon t’ri Mustaf poo!”, i shkruan Krenari, Getit, koment të cilin reperi nuk ua ka lënë pa një përgjigje. “Ahahaha @krenarcocaj e vjetër foto Skënder!”, i shkruan Geti. Mesa kuptojmë ata e thërrasin njëri-tjetrin me pseudonime: Skënder-Krenari e Mustaf- Geti. Kjo tregon që ata tashmë e shohin njëri-tjetrin pjesë e një familjeje. /Panorama Plus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Denzel Washington për rolin e tij në “Gladiator II” pasi nuk u nominua për Oscar: Në këtë moshë duhet të pajtohesh me disa gjëra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-20-380x233.png)
Denzel Washington për rolin e tij në “Gladiator II” pasi nuk u nominua për Oscar: Në këtë moshë duhet të pajtohesh me disa gjëra
![Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-7-380x233.jpg)
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-380x233.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![Modelje turke Sezen Cifcioglu publikon video me Butrint Imerin nga pushimet e përbashkëta në Alpe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bkbkbk-e1739328424504-780x439.png)
Modelje turke Sezen Cifcioglu publikon video me Butrint Imerin nga pushimet e përbashkëta në Alpe?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re