LAJMI I FUNDIT:

LSM: Për 10 testime PCR punëtorët do të paguajnë nga 20 mijë denarë në muaj

LSM: Për 10 testime PCR punëtorët do të paguajnë nga 20 mijë denarë në muaj

Sindikatat kërkojnë që testimi me PCR të mos paguhet nga punëtorët për shkak se sipas përllogaritjeve të tyre, ata duhet të paguajnë 20 mijë denarë për 10 PCR testime në muaj.

“Nëse shteti nuk ka siguruar mjete financiare në buxhetin e vitit 2022 për PCR testime falas për gjithë punëtorët, ndërsa punëdhënësit theksojnë se shpenzimin për testimin duhet ta marrin punëtorët për të ardhur në punë dhe të punojnë për pagë minimale prej 15.200 dhe t’u realizojnë fitime me miliona, punëtorët do të vdesin nga uria dhe jo nga coronavirusi”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Ata shprehen se nuk janë kundër vaksinimit, por duhet të ketë edhe zgjidhje.


“Inkurajimi dhe stimulimi duhet të jetë në atë mënyrë që punëtorët të kenë më shumë informacione, por edhe përftimi që do të jetë motiv shtesë, por për fat të keq, KSI ndaj kërkesave të punëtorëve si psh. në ditën kur vaksinohen të rekomandohet ditë pushimi e paguar, ata u deklaruan se s’kanë kompetenca, ndërsa në anën tjetër sot jemi dëshmitarë kur i njëjti komision i çon punëtorët që të paguajnë nëse vendosin të mos vaksinohen”, thonë nga LSM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori