LAJMI I FUNDIT:

LSDM sot dorëzon iniciativën për ta vendosur sërish në funksion Kuvendin

LSDM sot dorëzon iniciativën për ta vendosur sërish në funksion Kuvendin

Deputetët e LSDM-së pritet që sot deri tek Kuvendi ta dorëzojnë iniciativën për vendosje të sërishme në funksion të dhomës ligjvënëse, që është vetë shpërndarë më 16 shkurt, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, të cilat, megjithatë u anuluan për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk u deklarua nëse do të thirr seancë që do të ishte vendosje e sërishme në funksion të Kuvendit të vetë shpërndarë dhe pret ta shohë përmbajtjen e iniciativës, edhe pse paraprakisht tha se Kuvendi nuk mund sërish të mblidhet.


Qëllimi i kësaj iniciative, siç sqaruan dje nga LSDM-ja, është që të konfirmohen dy vendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski për gjendjen e jashtëzakonshme nga 30 ditë që të pengohet përhapja e koronavirusit në vend, por edhe të vendoset mundësi nëse ka nevojë deputetët sërish të mund të vendosin.

Seancë mund të thirret me 20 nënshkrime të grumbulluara të deputetëve në bazë të nenit 67 të Rregullores për Punë të Parlamentit në të cilën në nenin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr seancë edhe me kërkesë së kryetarit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 të Kushtetutës, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.

Në iniciativën e LSDM-së janë nënshkruar rreth 30 deputetë nga LSDM, PRSD, grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe PDSH-së, ndërsa pritet që sot ajo të marrë mbështetje edhe nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori