LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski pranoi se punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit

LSDM: Mickoski pranoi se punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit

Sipas LSDM-së që kur Hristijan Mickoski sot refuzoi të përgjigjet në pyetjen gazetareske, ai pranoi se OBRM-PDUKM-ja punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit.

“Maqedonia i tha lamtumirë kriminalitetit dhe të kaluarës së zezë, tash ecën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa vlejnë vlera dhe rregulla tjera për të cilat angazhohet OBRM-PDUKM-ja”, kumtojnë nga LSDM-ja

LSDM-ja thotë se të gjithë faktorët politik që janë për të ardhmen e Maqedonisë janë të vendosur dhe të bashkuar, përveç Mickoskit dhe kryesia e ngushtë e OBRM-PDUKM-së që duan të shkojnë mbrapa në të kaluarën e zezë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mickoskit duhet bërë qartë se amnisti për kriminelët nuk do të ketë, secili do të përgjigjet sipas ligjeve”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se pa dallim të sjelljes së papërgjegjshme të OBRM-PDUKM-së, qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator do ta shfrytëzojnë mundësinë historike për zhvillim dhe se do ta realizojnë angazhimin patriotik të shumë gjeneratave, Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s me identitet të përforcuar maqedonas.

Nga LSDM-ja shtojnë se askush nuk do ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori