LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Dy milionë gënjeshtra për spitalin klinik në Tetovë

LR-PDSH: Dy milionë gënjeshtra për spitalin klinik në Tetovë

Departamenti i Shëndetësisë LR-PDSH në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar ndaj investimeve të paralajmëruara nga Nikolla Todorov për spitalet në qytetet tjera.

‘Kriza e stërzgjatur politike në Maqedoni ka ndikim negativ në funksionimin normal të shtetit. Kushtetuta dhe rregulloret e dala prej saj u treguan insuficiente dhe lë hapësirë për manevrime dhe keqpërdorime për poena të ulta politike. Viktimë e pashmangshme është edhe resori i shëndetësisë.


Ditët e fundit jemi dëshmitar për këtë fenomen. Deputeti me mandat të verifikuar dhe ish-ministri i shëndetësisë në qeverinë teknike, Todorov paralajmëron investime qindramilionëshe në kohë pa kohë, e kësaj rradhe për “habi” ja nisi prej Spitalit Klinik në Tetovë !?! Jo më pak e jo më shumë, dy milion euro do të investoeshkan në këtë qendër të rëndësishme shëndetësore që ofron shërbime shëndetësore për mbi 250 mijë banorë. Këto janë dy millionë gënjeshtra të dëgjuara qindra herë nga ekipi më i dobët menaxhues i këtij resori shumë të ndjeshëm, sidomos për institucionet ku gravitojnë shqiptarët.

Sipas ekspertëve, tenderat e fundit në shëndetësi janë legale por jo legjitime duke pasur parasysh gjëndjen aktuale në vend, andaj Departamenti i Shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët kërkon që urgjentisht të ndërpriten këto lojëra të ndyra me prapavijë të ulët dhe investimet e ardhshme të bëhen nga një ekip i ardhshëm profesional’, thuht në komunikatë. /Telegrafi/