Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loë, u shpreh tejet i zhgënjyer pas eliminimit nga Kampionatit Botëror, Rusia 2018.

Low dështoi që të adresonte problemet e ekipit të tij, për shkak të zhgënjimit të madh.


Por, ai tha se ekipi i tij nuk meritoi fazën tjetër të 1/8-ës së finales.

"Për momentin është e vështirë të themi se pse jemi eliminuar, zhgënjimi është shumë i madh që jemi eliminuar".

GettyImages 985257216 Zhgënjim i madh, Foto: Getty Images

"Ne nuk merituam që të fitojmë sërish Kampionatin Botëror, ne nuk merituam që të kualifikohemi sërish në 1/8-ën e finales".

"Ekipi jonë në këtë ndeshje kishte mungesë të lehtësisë në lojë dhe klasit që ne normalisht e shfaqim. Po ashtu edhe dinamika që çoi te rastet e golit nuk ishte si duhet, kështu që merituam eliminimin", deklaroi Jogi Low.

Mediat në Gjermani tashëm kanë filluar të vënë në pikëpyetje të ardhmen e teknikut i cili ka kontratë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) deri në vitin 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app