Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka arritur në raundin e tretë në Grand Prixin që po mbahet në Linz të Austrisë, ndërsa Laura Fazliu është eliminuar në raundin e dytë.

Loriana ka arritur fitore edhe në raundin e dytë në kategorinë deri në 70 kilogramë.


Xhudistja pejane e ka mundur më ‘pikë të artë’ xhudisten nga Sllovenia, Anka Pogacnik, për të siguruar kalimin në raundin e tretë.

Në këtë raund, Loriana do të ndeshet me hungarezen Szabina Gercsak.

loriana 3

Në anën tjetër, xhudistja Laura Fazliu është eliminuar në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu u mposht u eliminua në raundin e dytë nga japonezja, Momo Tatsukawa. /Telegrafi/

laura fazliu 1

telegrafi sport app