Blogerja Lori Hoxha është tashmë një ndër personazhet më të përfolura në showbizin shqiptar, gjersa vite më parë të gjithë e njihnin si vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, themelues i Top Medias.

Ka qenë e pranishme në disa intervista, por rrallë herë ka preferuar të prononcohet për detajet lidhur me familjen e saj.


Megjithatë, së fundmi blogerja Hoxha e ftuar në një nga emisionet e In TV, ka rrëfyer për një veti të përbashkët që ajo ka me të atin.

Lori ka treguar se është shumë e shpejtë, dhe se nuk i merr asnjëherë gjërat me ngadalë, pavarësisht se shumë njerëz nga rrethi i saj i thonë vazhdimisht: "Të lutem mos, më avash...".

Ajo ka treguar se këtë veti të shpejtësisë e kishte edhe i ndjeri, babai i saj, dhe në fakt ishte shpejtësia ajo që i mori atij jetën. /Telegrafi/