Një tjetër lidhje ka marë fund!

Fjala është për romancën e bukuroshes shqiptare Lorena Haliti. Ish-Miss Idaho Teen, i ka dhënë fund romancës disa mujore me sportistin amerikan Tanner McEvoy.


Burime të sigurta pranë bukuroshes kanë rrëfyer për Prive.al se ajo dhe McEvoy janë ndarë.

LORENA FINAL

‘Përfundimisht, Lorena dhe Tanner i kanë dhënë fund lidhjes para disa javësh. Çifti duket se e kanë seriozisht’ – ka rrëfyer burimi për Prive.

Sportisti milioner, 25 vjeçar pasoi lidhjen e bukuroshes me këngëtarin shqiptar, Seven Saraqi, i cili në një intervistë së fundmi refuzoi t’ia përmendë edhe emrin ish të dashurës së tij.

Ndryshe, Haliti është duke punuar në projekte të reja në fushën e modës në SHBA.