LAJMI I FUNDIT:

Lopët në autostradë, shkaktohet aksident në magjistralen Shkup – Tetovë

Lopët në autostradë, shkaktohet aksident në magjistralen Shkup – Tetovë

Një aksident i pazakonshëm ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Shkup – Tetovë kur një autobus ka goditur tufën e lopëve që po lëvizte përgjatë rrugës.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale dhe kafshëve të lënduara. Ky aksident, mbrëmë ka shkaktuar bllokim trafiku dhe radhë të gjata të automjeteve në autostradë.

Në videon e publikuar nga TV21 shihet autobusi i dëmtuar me xhamin e përparmë dhe një lopë e shtrirë në asfalt, dukshëm e plagosur, si dhe lopë që nuk i kanë mbijetuar përplasjes.


Lidhja Auto-moto e Maqedonisë ka raportuar se për shkak të aksidentit trafiku është devijuar përgjatë rrugës së vjetër nga Shkupi në Tetovë.

Më vonë MPB-ja njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, kur autobusi me targa të Tetovës, si dhe dy vetura me targa të Shkupit, kanë goditur lopët.

Për një kohë të gjatë shoferët dhe qytetarët në rrjetet sociale paralajmërojnë se kafshët shtëpiake lejohen të lëvizin lirshëm në autostradën Shkup-Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori