Ndër emrat që po qarkullojnë së fundmi për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova, është edhe ai i artistit të ri Londrim Mekaj.

Burime pranë produksionit thonë se Mekaj është një prej kandidatëve seriozë për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend këtë vit.


Londrimi, i cili ka sjellë disa projekte muzikore në treg, njihet për paraqitjet e tij të veçanta dhe shpesh herë kontroverse në klipet e publikuara.

Stili i tij i guximshëm dhe i pakompromis ka ngjallur debat të vazhdueshëm në rrjetet sociale, duke e shndërruar atë në një nga figurat e reja më të komentuara të skenës.

Me Big Brother VIP Kosova 4 që pritet të nisë nesër (e hënë), emrat e pjesëmarrësve po fillojnë të dalin gradualisht, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Nëse Londrim Mekaj do të jetë vërtet pjesë e formatit, ai pritet të sjellë dinamika të reja dhe tërheqëse brenda shtëpisë falë karakterit të tij artistik dhe energjisë së pazakontë. /Telegrafi/