LAJMI I FUNDIT:

Lokalet nisin zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i shërbejnë klientët në ambientet e jashtme

Lokalet nisin zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i shërbejnë klientët në ambientet e jashtme
Klientët duke u shërbyer në hapësirat jashtë lokaleve | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID-19, me të cilin ka obliguar institucionet kompetente që të rrisin kapacitetet për të trajtuar rastet e prekura me virus.

Sipas këtij vendimi, nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme), do t’iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës.

Kurse, jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet “take away”, apo “merre me vete”, përcjell Telegrafi.

Lidhur me këtë, lokalet në Prishtinë kanë filluar ta zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke i shërbyer klientët në ambientet e jashtme të tyre.

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, kishte reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë në lidhje me masat e vëna si pasojë e përhapjes së COVID-19.

“Shtrohet pyetja se a është përhap virusi deri sot në lokalet që janë hapur pas lirimit masave a ka dëshmi, pastaj jemi dëshmitarë të asaj që masat e marra deri me sot janë anti-njerëzore dhe anti-kushtetuese”, thuhet në reagimin e gastronomeve.

Sipas Qeverisë së Kosovës, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi. /Telegrafi/

Klientët duke u shërbyer në hapësirat jashtë lokaleve | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Klientët duke u shërbyer në hapësirat jashtë lokaleve | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Klientët duke u shërbyer në hapësirat jashtë lokaleve | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori