LAJMI I FUNDIT:

Lojtari ukrainas sdy do të luajë për ekipin Na’Vi në turneun IEM Cologne

Lojtari ukrainas sdy do të luajë për ekipin Na’Vi në turneun IEM Cologne
(Foto: Na'Vi Twitter)

Pas suksesit në turneun e fundit, ku u shpallën kampion në Lisbonë të Portugalisë, ekipi i Na’Vi ka njoftuar se do të garojnë në turneun IEM Cologne së bashku me lojtarin 25 vjeçar, Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev.

Edhe pse Na’Vi ende nuk ka deklaruar se a do të jetë ‘sdy’ pjesë e ekipit në të ardhmen, siç duket loja e tij po pëlqehet nga stafi dhe lojtarët.

Në intervistën pas ngritjes së trofeut në turneun Blast Premier, numri një i botës, ‘s1mple’, e kishte lavdëruar lojtarin ‘sdy’.
“Shpresoj se ‘sdy’ do të luajë në Këln”, kishte thënë super ylli ukrainas. “Unë mendoj se ai luajti shumë mirë. Ai pati shumë raunde kyçe kundër OG dhe kundër Vitality sot”.


Këto shpresa janë realizuar pasi Na’Vi ka njoftuar rikthimin e sdy për ngjarjen e Këlnit.

Ekipi i Na’Vi është pjesë e ‘Upper-Bracket’ në grupin A, së bashku me ekipet NiP, G2 dhe ENCE.

Na’Vi do të përdorë formacionin e mëposhtëm në Këln:

Aleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev

Denis “⁠electroNic⁠” Sharipov

Ilya “Perfecto” Zalutskiy

Valeriy “⁠b1t” Vakhovskiy

Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Premier League
FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

Përfaqësueset
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori