Sulmuesi i talentuar i Llapit, Valmir Veliu është lojtari më i mirë i momentit në BKT Superligën e Kosovës, duke udhëhequr klubin nga “Zahir Pajaziti” drejt fitoreve dhe rezultateve pozitive në kampionat dhe Kupën e Kosovës. Për formën e tij dhe objektivat dhe thashethemet e transferimit, Veliu ka folur në një intervistë për Telegrafin.
Llapi e ka nisur sezonin pranveror në mënyrë të përkryer duke arritur tri fitore dhe një barazim në kampionat, teksa ka kaluar edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka eliminuar Ferizajn.
Njëri nga lojtarët më meritor në këtë nisje perfekte të sezonit pranveror, padyshim se është edhe sulmuesi 21-vjeçar, Valmir Veliu.
Veliu ka qenë vendimtar me golat dhe asistime e tij këtë sezon dhe në veçanti në ndeshjet e pranverës, duke shënuar në udhëtimin te Drita në barazimin 1-1 dhe dy gola tjerë në fitoren 3-0 ndaj Malishevës.

Reprezentuesi i Kosovës U-21 gjithashtu ka asistuar në fitoren 0-2 ndaj Ferizajt në Kupën e Kosovës dhe fitoren 2-0 ndaj Ulpianës në Superligë.
Veliu ka folur për portalin Telegrafi në lidhje me formën e tij superiore, objektivat individuale dhe ekipore dhe si dhe thashethemet e transferimit.

“Forma? Po, jam duke kaluar në formë të mirë edhe objektivat individual jonë që t’i ndihmoj ekipit për arritjen e objektivit që është dalja në Evropë dhe pse jo edhe titullin kampion në Superligën e Kosovës”, ka thënë fillimisht Veliu për Telegrafin.
“Objektivat? Me këtë formë, mendoj që të shënojë më shumë gola që t’i ndihmoj ekipit për t’i arritur objektivat që kemi së bashku. Numri i golave për mua nuk ka rëndësi”.
“Transferimi? Për momentin jam i fokusuar vetëm të Llapi që ta jap maksimumin dhe sa i përket ofertave do ta shohim në fund të kampionatit me kompaninë time menaxheriale KA Sportmenagment”.
“Kampionati i preferuar? Nuk ka rëndësi kampionati se ku dua të luaj, pasi të gjitha jonë në nivel të lartë, por normalisht me punë mund te arrihet gjithçka”, përfundoi ylli i Llapit.
Në këtë sezon, Veliu ka zhvilluar 19 ndeshje në BKT Superligën e Kosovës, duke shënuar 8 gola dhe 6 asistime, ndërsa në të gjitha garat, 21-vjeçari ka 23 paraqitje, duke shënuar 9 gola dhe 8 asistime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë