Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ ka hyrë në fazën e nxehtë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm tetë kombëtare, të cilat luftojnë për trofeun e madh dhe ndeshjet çerekfinale fillojnë nesër (e premte).

Tetë kombëtare luftojnë për trofeun e madh të Euro 2020, por disa nga to mund të penalizohen nëse futbollistë të caktuar të tyre mund të ndëshkohen me të verdhë.


Të gjitha kombëtaret kanë lojtarë me nga një karton të verdhë dhe një karton i dytë në ndeshjet çerekfinale mund t’ua pamundësoj atyre të luajturit në gjysmëfinale.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta: pas dy ndëshkimeve në dy ndeshje të ndryshme, diskualifikimi për një ndeshje në Kampionati Evropian është automatik.

Megjithatë, nëse një lojtar që ka një karton të verdhë, shpëton pa u ndëshkuar në çerekfinale, atëherë në gjysmëfinale i hiqet kartoni dhe rreziku të mungojë në finale është shumë i vogël, vetëm nëse ndëshkohet direkt me të kuq.

Më poshtë keni situatën e secilit ekip kombëtar me lojtarët që janë të ndëshkuar dhe rrezikojnë mungesën në gjysmëfinale:Belgjika Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër ItalisëTë rrezikuar: Toby Alderweireld, Thorgan Hazard, Thomas Vermaelen

belgjika

Danimarka Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Republikës ÇekeTë rrezikuar: Mikkel Damsgaard, Thomas Delaney, Mathias Jensen, Daniel Wass

danimarka

Anglia Ndeshja e radhësÇerekfinale ndaj UkrainësTë rrezikuar: Phil Foden, Harry Maguire, Kevin Philips, Declan Rice

anglia

Italia Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër BelgjikësTë rrezikuar: Nicolo Barella, Giovani Di Lorenzo, Matteo Pessina

italia

Republika Çeke Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër DanimarkësTë rrezikuar: Vladimir Coufal, Adam Hlozek, Josef Masopust

cekia

Spanja Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër ZvicrësTë rrezikuar: Jordi Alba, Sergio Busquets, Rodri, Pau Torres

spanja

Zvicra Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër SpanjësTë rrezikuar: Manuel Akanji, Nico Elvedi, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Mbabu, Ricardo Rodriguez, Fabian ScharI diskualifikuar: Granit Xhaka

zvicra

Ukraina Ndeshja tjetër: Çerekfinale kundër AnglisëTë rrezikuar: Artem Dovbyk, Andriy Yarmolenko, Mykola Shaparen, Serhiy Sydorchuk

ukraine

/Telegrafi/

telegrafi sport app